I ri Arkipelagu Gulag 2 Shiko më të madhe

Arkipelagu Gulag 2

Aleksandr Solzenicyn A-005441

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928291776

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjese nga libri:

Duke vështruar prapa, unë konstatova se tërë jetën me vetëdije nuk i kisha kuptuar as veten dhe as synimet e mia. Për një kohë të gjatë më ishte dukur e mirë, ajo që për mua kishte qenë fatale, ndërkohë që tërë kohën isha sulur në krahun e kundërt të asaj, që në të vërtetë kishte qenë e duhura për mua. Por ashtu si dallga që merr me vete dhe e flak në breg notuesin pa përvojë, ashtu edhe mua

fatkeqësitë e njëpasnjëshme me dhimbje më kthyen në terrenin e fortë. Vetëm kështu munda ta kaloj atë rrugë, të cilën gjithmonë kisha dashur ta përshkoja.

Me shpinën e kërrusur gati për t'u thyer, m'u desh mua të nxjerr nga vitet e burgut kete pervojë: sesi njeriu bëhet i keq apo i mirë. I dehur nga sukseset në rini, e quaja veten të pagabueshëm, prandaj edhe sillesha ashpër. Prej pushtetit të tepërt u bera vrasës dhe dhunues. Në momentet më të këqija isha i bindur se po veproja mirë, se isha i mbrujtur me konkluzione të arsyeshme. Por në atë kashten e kalbur të burgut, ndjeva në vetvete tronditjen e parë të së mirës. Gradualisht m'u bë e qartë se kufiri që ndan të mirën nga e keqja, nuk kalonte permes shtetesh, as midis klasave, as midis partive, por përmes çdo zemre njerëzore dhe përmes të gjitha zemrave bashkë. Ky kufi është i lëvizshëm; ai luhatet tek ne me vite të tëra. Madje në zemrën të pushtuar nga e keqja, ajo ruan një hapësirë të vogël mirësie. Gjithashtu edhe në zemrën më të mirë, akoma ruhet një qoshe e paçrrënjosur e së keqes.

Qe nga ajo kohë e kuptova të vërtetën e të gjitha feve të botës: ajo lufton kundër së keqes tek njeriu (tek cilido prej nesh). Është e pamundur të çrrënjoset plotësisht e keqja nga bota, por tek cilido individ ajo mund të izolohet.

Që nga ajo kohë unë kuptova mashtrimin e tërë revolucioneve në histori: ata asgjësojnë vetëm bartësit e sotëm të së keqes (por pa kuptuar nga nxitimi edhe bartësit e së mirës). Prandaj vetë të keqen, me përmasa akoma më të mëdha, e marrin me vete si trashëgim.

Në atë që i ben nder shekullit XX duhet futur procesi i Nurenbergut: mirëpo vetë idenë e së keqes, e cila kishte infektuar njerëzit, ai e asgjësoi shumë pak.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe692
ISBN9789928291776
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Sudar
RomanSagë&Histori