Maksim Rakipaj BEZ0021
Libër i ri
Ky është një roman thuajse autobiografik që autori dhe përkthyesi i njohur Maksim Rakipaj rrëfen jetën e tij në burgjet komuniste dhe pas tyre të individit të mbijetuar. I shkruar plot dhimbje dhe me detaje për botën brenda qelisë, kjo është një histori tronditëse e ngjashme me shumë prej veprave të tjera të shkruara rreth gulagut komunist apo kampeve naziste
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | 2 Lindje 2 Perendim | |
| ISBN | 9789995606961 | |
Kafshët dhe të burgosurit..... një roman i tërë mund të bëhet. Është mister i madh lidhja e fuqishme që kafshët arrijnë të krijojnë me njerëzit në përgjithësi. Por, në burg kjo lidhje, për arsye që merren lehtë me mend, 100 fishohet... Cilido i burgosur ka kujtimet e tij për njerëzit që ka njohur në burg. Të bukura ose të hidhura, varet. Por kujtimet për kafshët janë, sado të dhimbshme, gjithmonë vetëm kujtime të bukura. Cili prej atyre qëka qenë në Spaç në vitet ’80-82, nuk vë buzën në gaz kur kujton qenin me emrin bol, që e rriti i pari Xage Bregu, pastaj u bë miki të gjithë ne të tjerëve? Kush nuk përlotet ende pa e njohur, për Tartin, qenin hero që u pushkatua bashkë me katër heronj të tjerë të revoltës së Spaçit ’73? Ka histori nga më të pabesueshmet me kafshë në burgje. Mace dhe maçokë, lejlekë, minj, mushka, qenër, zogj...
Në ditët e para të arrestimit, në birucë, zura miqësi me një merimangë. Meri e quajta... kaluam rreth një muaj bashkë, pastaj e vranë kur lyen birucën nr. 26, të shqetësuar pse unë i hidhja miza për ta ushqyer...
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 297 |
| ISBN | 9789995606961 |
| Redaktori | Pëllumb Zekthi |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Elbasan |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përmasat | 14 x 21 |
| Roman | Autobiografik |
Pas përpjekjeve të Mustafa Greblleshit, kjo mbetet sprova më e fortë letrare për të shkruar të folmen tiranase. Maksim Rakipaj ka sjellë në shqip personazhin mbresëlënës të Trilussa të autorit Carlo Alberto Salustri, i cili është shkruar në gjuhën e periferisë së Romës. Mbi këtë bazë eksperimentoi edhe Rakipaj, duke sjellë të gjithë poezitë në "gjuhën...
Pas përpjekjeve të Mustafa Greblleshit, kjo mbetet sprova më e fortë letrare për të shkruar të folmen tiranase. Maksim Rakipaj ka sjellë në shqip personazhin mbresëlënës të Trilussa të autorit Carlo Alberto Salustri, i cili është shkruar në gjuhën e periferisë së Romës. Mbi këtë bazë eksperimentoi edhe Rakipaj, duke sjellë të gjithë poezitë në "gjuhën...
"Trilussa m'Tironë" - nga Carlo Alberto Camillo Mariano Salustri (Trilussa) eshte nje permbledhje fabulash dhe poezish, te perzgjedhura dhe te pershtatura nga dialekti romanesk ne te folmen tironse, nga perkthyesi Maksim Rakipaj