Vila me tri Porta Shiko më të madhe

Vila me tri Porta

Vera Bekteshi A-001452

Libër i ri

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320148

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Diku si shkarazi, autorja na thotë se Tri Portat janë dyert e hyrjeve dhe daljave të Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Autorja është e vetëdijshme se një libër i tillë është shumë më tepër se rrëfim autobiografik. Është rrëfimi i jetës së një brezi që u rrit në bllokun komunist, i një brezi me prindër që kishin arritur në kupolat e pushtetit (natyrisht, me krimet dhe prapaskenat e një pushteti që kishte talent të rrallë për gllabërimet kanibaleske të sojit të vet), e një brezi që kishte ardhur duke i përzënë dhe futur nëpër burgje, apo duke i vrarë pronarët e vërtetë nga Blloku – për t’u gjendur shumë shpejt vetë në anën e të persekutuarve. Ndër skenat më tërheqëse të librit janë ato që duhej të ishin dhe ndër pjesët më të mërzitshme të tij: skenat në internim, skenat në fshatrat e Beratit, skenat me pjesët jo-idilike të punës rraskapitëse në fermat komuniste dhe në fshatrat tërë baltë. Edhe këtë herë Vera Bekteshi e surprizon lexuesin: këto janë ndër skenat më të bukura dhe më terheqëse të librit.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe330
ISBN9789928320148
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanSagë&Histori