Si shpend i ngujuem Shiko më të madhe

Si shpend i ngujuem

Havzi Nela A-005573

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestesh për së dyti dhe disa të tjera në Burrel. Havzi Nela

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978999061232

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga Agim Spahiu Në fillimgushtin e vitit 1988, banorët e këtij qyteti të largët, larg botës dhe njerëzimit, mbledhur në këtë ishull fatkeq, panë me sytë e tyre kërcënimin komunist në fundshekullin e njëzetë. Ishte një ditë e nxehtë, një ditë përvëluese dhe njerëzit kalonin vazhdimisht nga Agjensia e Automjeteve për të parë të varurin e ekspozuar. I varur se mendonte ndryshe, i varur se guxoi t'i mbante lart bindjet e tij, i varur për disidencën e shpallur, i varur pse shihte mundësinë e çlirimit të shpirtit njerëzor. Ashtu, me kokën mënjanë, në gojën e litarit, i paprishur, i papërçudnuar, falë karakterit të tij të fuqishëm, trupi i tij i ftohtë tronditi gjer në mosekzistencë themelet e sistemit të kalbur. Mungonin vetëm gozhdët që ai të largohej si Krishti me mëkatet e njerëzimit në shpinë. Por, çmëkate po merrte ai? Nëse quhet mëkat kundërshtimi, nëse quhet mëkat mos'heshtja, disidenca e shpallur nëse quhet mëkat? Nëse quhet zgjimi i shpirtit njerëzor mëkat, le të ishin këto mëkatet e tij dhe mëkatet tona! Shpirti i tij ishte fole e guximit... Koment nga autori Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestesh për së dyti dhe disa të tjera në Burrel. Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike, lanie anën tjetër artistike. Në këto ditë që mora guximin t'i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedhë sytë sa majtas djathtas se mos kam tërheqë vëmendjen e shokëve që kam fare pranë. Fragment nga libri Kështjella feudale tundet e lëkundet Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet; Tirani mizor me detin sot po mundet Thellë, gjithnji ma thellë n'mes dallgëve po futet. Fryma e Helsinkit u derdh porsi era Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera. Këtu, në votrat tona futi gaz e shpresë Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë.

Të dhëna

Faqe112
ISBN978999061232
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë