Revista Business Magazine nr. 31 Hello ChatGTP Shiko më të madhe

Revista Business Magazine nr. 31 Hello ChatGTP

New Media Communication NM0011

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ka dalë në treg, në formatin print dhe online numri i ri i revistës Businessmag.alNë këtë numër 31 sjellim shumë informacione rreth teknologjisë, startupeve dhe sipërmarrjeve. Profile të ndryshme sipërmarrësish, në fusha të ndryshme blernda dhe jashtë vendit, flasin për sfidat e tyre dhe rrugëtimin në sipërmarrje. Ata sjellin shembuj praktikë se si ia kanë dalë, apo edhe si po përshtaten në erën e re të ndryshimeve.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

24 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Teknologjia është bërë tashmë kryefjalë e të gjitha zhvillimeve. Gjatë pandemisë ajo u bë aktorja kryesore e ekonomisë botërore, duke shfaqur rrjedhimisht meritat dhe dobësitë e saj më të mëdha në këtë rol.Bujqësia merr një vëmendje të veçantë, për mënyrën se si teknologjia e inovacionit ul kostot dhe rrit rendimentin. Ne sjellim përpjekjet e para në universitete, lehtësues dhe sipërmarrje.Në këtë numër i kemi dedikuar disa shkrime zhvillimit më të madh në fushën e Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”. Ajo na e sjell ndërveprimin me informacionin online në një formë më të afërt. Një ndërveprim që shkon tek bisedat. Algoritmet e ChatGPT ju japin sot mundësi të intervistoni, të siguroni informacione të ndryshme, të bëni kërkime më të thelluara nga ato që kemi deri më sot me Google.com.

Platforma, pas të cilës ne krenohemi të jetë shqiptarja Mira Murati, në fakt ka ngjallur edhe reagimet e skeptikëve. A duhet të përdoret në shkolla dhe universitete? A është gjithnjë një burim i saktë informacioni? Vetë zhvilluesit e kësaj platforme kanë pohuar se ndërveprimi i saj shkon deri tek informacionet e disponueshme të algoritmit. Madje ka raste kur përgjigjet të mos jenë ato të duhurat dhe për këtë, zhvilluesit po punojnë më tej.

Në këtë numër ne kemi trajtuar sfidat e sistemit bankar, me falimentime që nisën në Silicon Valley dhe kanë prekur edhe Europën, konkretisht Zvicrën.Ne kemi synuar t’ju sjellim në këtë numër modele të përpjekjeve mes biznesmenëve, trajnerëve, nismave dhe industrive dinamike. Përpjekje drejt zhvillimit, që pavarësisht sfidave, po synojnë të sjellin më të mirën, si një shpresë për mundësi zhvillimi për të gjithë ekonominë e vendit.

Të dhëna

Faqe124
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë