I ri Revista Business Mag Nr. 29 – Korrik 2022 Shiko më të madhe

Revista Business Mag Nr. 29 – Korrik 2022

New Media Communication A-008620

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në brendësi të revistës do të gjeni raste të suksesshme nga diaspora dhe histori të grave sipërmarrëse. Karriera, marketingu, menaxhimi, madje edhe teknologjia, vijnë me nesazhe dhe këshilla. Shpresojmë të sjellim freski mendimi në këto ditë të nxehta vere, duke ju frymëzuar për një rikthim të mbarë në zyrat tuaja në shtator.

Më shumë detaje

11000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

24 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vëmendje serioze. Aq më tepër, kur vlerësohet të ketë një potencial të madh artistik shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Edhe me pak para, financa filmat shqiptarë kanë qenë kandidat për Oscar. Imagjigjoni nëse financimi do të ishte serioz…

Të dhëna

Faqe162
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë