Lulegjaku Shiko më të madhe

Lulegjaku

Gaqo Bushaka TO0305

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235510

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Fragment nga Libri

.... Në atë tubim njerëzit syulur dëgjonin mësuesen. Ajo fliste për Palin që të dëgjonin unë, ti, ata...

- Na fal, o bir, ne nuk mundëm të të mbronim dot... Bëmë pak për ty. Ndoshta nuk dinim se ç’të bënim më shumë, ata që dinin nuk e vunë ujin në zjarr dhe ja fundi i hidhur. Na fal, o bir, o Pali ynë, që tani u ktheve në një tufë lulesh aty në bankën e tretë. Ajo tufë lulesh çdo mëngjes, kur të pyesim: “Kush mungon?”, do të përgjigjet: “Këtu!”.

Mësuesja ngriti sytë nga fletët e shkruara dhe thirri, çudi si doli ai zë kumbues:

- O ti që more gjakun te Pali, gjakun e pakanuntë, po të pyes si mësuese, po të pyes si nënë dhe si qytetare e këtij vendi të shumëvuajtur, jo vetëm nga luftërat po dhe nga mendja jonë, vërtet je qetësuar apo dridhesh i penduar?

Në legjendën e legjendave Konstandini u ngrit nga varri që të mbante fjalën, t’i çonte vajzën nënës, kurse Pali do të ngrihet nga varri t’i sjellë Shqipërisë çrrënjosjen e gjakmarrjes, çlirimin e të ngujuarve.

Sonte qajnë fëmijët e gjithë Shqipërisë e ca më tej, fshehurazi nga ti, qajnë edhe fëmijët e tu. Shikoi në sy, i kanë me lot. Pse nuk e le të lulëzonte lulen?!... O njerëz, ruajeni jetën e këtyre njomëzakëve, lulet e vërteta të këtij vendi të bekuar plot diell, se edhe kanuni përpiqet t’i ruajë.

I përjetshëm kujtimi!

Të dhëna

Faqe88
ISBN9789928235510
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 13 vjeç
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
RomanMotivim&Vetëdije