Të lindur dy herë Shiko më të madhe

Te lindur dy here

Giuseppe Pontiggia MO0034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çfarë i ndodh një familjeje kur lind një fëmijë me handikap? Si reagon familja, miqtë, mjekët, njerëzit? Po babai, nëna dhe vëllai? Siç sugjeron edhe titulli, fëmijët me aftësi të kufizuara lindin dy herë: së pari, i sheh të papërgatitur për botën, dhe, së dyti, iu ndodh një rilindje duke i besuar dashurisë dhe inteligjencës së të tjerëve. Libri është një roman i guximshëm dhe original, që i kombinon faqet e tensionuara, dramatike dhe prekëse me ato të çuditshme apo tejet komike.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-80-8

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi hanikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara "lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve". Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.

Të dhëna

Faqe192
ISBN978-9928-169-80-8
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani