I ri Ditari i ndaluar Shiko më të madhe

Ditari i ndaluar

Alba de Céspedes A-008639

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vjen per here te pare ne shqip Alba de Céspedes, autore italo-kubane dhe autore e revistes se njohur letrare Mercuri.  

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366238

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

"Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç'ishte për t'u bërë, u bë."

Me këto fjalë e hap ditarin e saj Valeria Kosati, protagonistja e këtij romani, një grua e shtresës së mesme në Italinë e viteve '50.

Pak më shumë se 40 vjeçe, me dy fëmijë të rritur, një bashkëshort të pavëmendshëm, një punë zyre që e kryen pa ndonjë pasion të dukshëm, Valeria si pa kuptuar përfshihet në monotoninë e jetës së një borgjezeje të vogël, e dërrmuar, mes roleve të saj si bashkëshorte, nënë, punonjëse.

Një ditë, e shtyrë nga një impuls në dukje i pashpjegueshëm, ajo blen një fletore, në të cilën fillon të shkruajë ndodhi të vogla dhe reflektime. Në hapësirën e "ndaluar" të të shkruarit, Valeria zbulon konfliktet e brendshme që përshkojnë jetën e saj, aspiratat e frustruara, pakënaqësitë e fshehura. Kështu nis t'i japë zë një jete tjetër, prej vitesh të tëra në gjumë, gjen individualitetin dhe një vetëdije të zbuluar nga mendimet e grumbulluara gjatë shumë ditëve.

I botuar me pjesë midis viteve 1950 dhe 1951, dhe një vit më vonë si një vëllim i plotë, Ditari i ndaluar konsiderohet si kryevepra e Alba de Céspedes, një libër që është dëshmi historike e një epoke dhe homazh për një brez parafeminist, që ishte vendimtar për të gjitha revolucionet pasardhëse; por, mbi të gjitha, një provë letrare mjeshtërore, e aftë të shpalosë identitetin, e fragmentuar dhe të ndryshueshëm, të qenies njerëzore.

Të dhëna

Faqe278
ISBN9789928366238
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri
RomanPsikologjik