I ri Shpirti baltik Shiko më të madhe

Shpirti baltik

Jan Brokken A-008813

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366344

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Mark Rothko, Hannah Arendt, Roman Gary, Gidon Kremer. Ka një lidhje midis emrave të mëdhenj të kulturës botërore: vendet baltike ku ata lindën dhe shpirti i të cilëve i shoqëroi në arratisjen përtej kufirit.

Pikërisht në gjurmët e këtij shpirti, Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë  është përballuar nëpërmjet  artit, poezisë dhe muzikës.

Midis pallateve Jugendstil të Rigës dhe mureve të Talinit, midis rrugicave hebreje të Vilniusit, kështjellave të Courlandit dhe Königsbergut të Kantit, rijetojnë filmat e Ėjzenštejnit, që u bashkua me bolshevikët kundër babait carist;

mijëra jetët e Roman Garysë, që në letërsi gjeti strehë prej kampeve naziste, pa pranuar kurrë që ishte një i mbijetuar;

dhimbja që përshkon të gjitha kanavacat e Rothkos, të grisura nga perëndimet e kuqe të diellit të Daugavpilsit;

por edhe Revolucioni i kënduar prej Loretës, vajzë e re, kundër tankeve sovjetike, apo diaspora e fshehtë e baronëve baltikë, përfshirë gruan e Tomaso di Lampedusës.

E shkuara dhe e tashmja si në një simfoni, ku çdo detaj tregon për një pasion, një iluzion të humbur ose një nostalgji të thellë.

Të dhëna

Faqe400
ISBN9789928366344
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri
RomanPsikologjik