Maks Velo ZEN045
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789992794844 | |
| Faqe | 304 |
| ISBN | 9789992794844 |
| Redaktori | Elsa Demo |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.
Janë të rrallë intelektualët si Maks Velo që rebelohen me shndërrimet dramatike dhe kaosin në të cilin janë përfshirë qytetet dhe mjediset publike në Shqipëri. Dëshmi e kësaj revolte vjen edhe "Betonizimi i demokracisë", të cilin jepen intervistat dhe studimet e këtij autori në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Betonizimi është forma më e...
Proza e Velos mund të kundrohet si një sagë fatesh të shqiptarëve nën diktaturë dhe nën motë të tjera. Tregimet e Velos japin në mënyrë të shkëlqyer kampin e burgut. Skicat bardh e zi me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme. Mua më duket se ato kanë kapur thelbin e barbarisë së jetës në burg
Duhet të lexosh Velon , për tu ndalur në çdo faqe dhe në çdo frazë, për ta cituar, cituar, të gjithë ta citosh. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.
Romani i zhvillon ngjarjet në një periudhë 10-vjeçare të Shqipërisë përgjatë viteve 1992-2002, një nga dhjetëvjeçarët më të rëndësishëm dhe më dramatikë në historinë e saj. Pjesa e parë përfshin periudhën 1992-1997, deri në rrëzimin e skemave piramidale, dhe pjesa e dytë 1997-2002. Një reflektim i fortë i asaj që ndodh në këtë vend, antikonformist, dhe...
Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës.
Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos...