I ri Përkthyesi Shiko më të madhe

Perkthyesi

Maks Velo UE0183

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN 9789928213143

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo përmbledhje me tregime sjell personazhe dhe ngjarje nga kujtimet personale të autorit gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit.

Vetw autori, Maks Velo wshtw shprehur: “I kam shkruar këto gjëra që të kuptoni se Spaçi nuk ishte ashtu si jua thonë juve. Spaçi ishte një çmendinë. Një gjë shumë e vështirë. Atje vërtet kishte njerëz që ishin kundërshtarë të regjimit, por edhe konturi i shumtë ishte anormal, sepse vetë jeta e bënte të tillë”.

Stili i të shkruarit të Maksit duket sikur je duke parë një tablo. Një tipar i natyrshëm tek ai. Për shkrimtarin Ylljet Aliçka , tregimet e Maksit janë të shkruara me vërtetësi. “Janë një dëshmi sesi përvoja, kujtesa, vetë jeta e tij si mund të kthehet në një letërsi të mirëfilltë artistike”, shton Aliçka, duke e quajtur figurën e Velos poliedrike, ndërsa letërsia e tij nuk zbulon vetëm përvojat individuale, porse të gjithë realitetin e asaj kohe.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe172
ISBN 9789928213143
RedaktoriAlbana Bogdani
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë