Nje jete ne dashuri Shiko më të madhe

Nje jete ne dashuri

Mynever Shuteriqi BDI0210

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një jetë në dashuri është historia e një jete të përbashkët, e shoqëruar me plot ngjarje pune, gëzimesh e shqetësimesh. Në këtë histori na kalojnë para syve plot emra e vende, të lidhura me intensitetin e jetës së Prof. Shuteriqit.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994346226

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Mynever Shuteriqit nuk i kishte shkuar ndonjëherë ndër mend, se një ditë do të shkruante kujtime dhe aq më pak një libër për jetën e saj, sakaq të hedhur me dhjetëra e dhjetëra grimca në veprën letrare të Dhimitrit. Por që në ditët e para e të trishta pas humbjes së Dhimitrit, ajo do riprodhonte pareshtur e me besnikëri copëza nga vitet e jetës së tyre të përbashkët. "Në katedër zuri vend një djalë i ri, me një paraqitje që më tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe që e regjistrova në kujtesë në mënyrë krejt të pavetëdijshme, por tepër besnike: flokë të zinj pak të valëzuar, fytyrë e bardhë e fisme, buzë mishtore me pjesën e poshtme disi të varur. Ndërsa nën syzet e vegjël me një rreth ari të hollë, që nuk më lejonin t'i shquaja ngjyrën e syve, arrita të dalloj gjithsesi vështrimin e tij të vëmendshëm, që m'u duk se më drejtohej mua." Fragment nga libri

Të dhëna

Faqe142
ISBN9994346226
RedaktoriZana Shuteriqi
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë