I ri Balzak Shiko më të madhe

Balzak

François Taillandier BAT0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër FRANÇOIS TAILLANDIER është romancier. Ai ka publikuar rreth pesëmbëdhjetë libra, ndërtë cilët “Les nuits racine” (Fallois, Çmimi Roger – Nimier 1992), “Anielka” (Stock, çmimi imadh për romanet nga Akademia Franceze, 1999) dhe “Option Paradis” (Stock, 2005). Ai gjithashtu ka shkruar ese mbi Borgesin dhe Aragonin.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928846082

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një biografi që lexohet si një roman, për një shkrimtar që e jetoi jetën me të njëjtin vrull me të cilin krijoi një botë të tërë personazhesh dhe i dha letërsisë franceze një nga universet më të fuqishme njerëzore.
I etur për sukses, i përndjekur nga borxhet dhe njëkohësisht i pushtuar nga nevoja për të shkruar, mes dështimesh, dashurive, ëndrrave të një njeriu që kërkon në jetë të njëjtën madhështi si në letërsi, Honoré de Balzac i mbizotëroi me pasion vitet e jetës së tij, sikur ta dinte që s’do i mjaftonin.
Qysh në fillimet e tij letrare, admirimi për Balzakun, autorin e “Komedia njerëzore”, ushqeu te shkrimtari francez François Taillandier ambicien letrare të stilit të tij, për të kapur pasionet, kontradiktat dhe në tërësi evolucionet e thella të shoqërinë së kohës. Për të, romani nuk ishte thjesht argëtim; ai u bë një mjet për të eksploruar ndikimin e modernitetit te ndërgjegjja
individuale, te familja dhe te vetë gjuha.
“A nuk është kjo një torturë e vërtetë, për një njeri që jeton vetëm nëpërmjet shprehjes së ndjenjave, që thith vetëm butësi dhe që gjithnjë ka pranë vetes një shpirt për t’u strehuar tek ai, për të medituar, për të krahasuar, për të shpikur, për të kërkuar pafundësisht, për të udhëtuar nëpër hapësirat e mendimit, sa herë që do të dashurojë?”
Gjatë tridhjetë vjeteve punë të palodhur, i munduar nga shqetësimet financiare, Honoré de Balzac (1799-1850) krijoi një botë të jashtëzakonshme letrare, duke u dhënë jetë dhjetëra personazheve tashmë ikonikë: Evgjeni Grande, Xha Gorio, koloneli Shaber, Rastinjak, kushërira Betë etj., ndërkohë që ëndërronte për dashurinë e jetës së tij, një aristokrate
polake, me të cilën do të martohej vetëm në prag të vdekjes.
Zbuloni fatin e një gjeniu të shuar para kohe! Honoré de Balzac, mjeshtri i realizmit francez që formësoi romanin modern.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe216
ISBN9789928846082
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
PërkthyesiEqerem Gaxholli