I ri I pashoq midis princave Shiko më të madhe

I pashoq midis princave

Kaya Sahin BDI0953

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një biografi e plotë e jetës dhe epokës së Sulejmanit, sulltanit me sundimin më të gjatë në historinë e Perandorisë Osmane.Sulejmani, që sundoi Perandorinë Osmane nga viti 1520 deri më 1566, ishte një figurë e njohur botërisht edhe gjatë jetës së vet. Zotërimet e tij shtriheshin nga Hungaria deri në Iran dhe nga Krimea deri në Afrikën e Veriut e Oqeanin Indian.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928931399

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pasuria e thesarit, fuqia e ushtrive, si dhe personaliteti i tij diskutoheshin gjerësisht nga historianë, poetë, oborrtarë, diplomatë dhe opinioni publik në mbarë Euroazinë.
Sulejmani u përfshi në rivalitete të ashpra me habsburgët katolikë në Europë dhe me shiitët safavidë në Lindjen e Mesme. Ai drejtoi një perandori shumëgjuhëshe dhe shumëfetarëshe, që u premtonte paqe dhe begati nënshtetasve të saj. Gjatë sundimit të tij, Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të vërtetë globale. Qeverisja perandorake u zgjerua ndjeshëm dhe ligji u vu në qendër të marrëdhënieve midis sundimtarit dhe të sunduarve. Krijimtaria e pasur poetike, paraqitjet e shpeshta në ceremoni publike, bamirësia dhe mbështetja e tij ndaj arteve dhe arkitekturës, ia forcuan reputacionin si një sundimtar universal me një personalitet të gjithanshëm e harmonik.
Pas fasadës publike të fuqisë dhe lavdisë, Sulejmani pati një jetë të ndërlikuar. U rrit nën hijen e një ati autoritar, trashëgimia e të cilit ishte njëkohësisht përparësi dhe barrë. Duke sfiduar praktikën e kohës, ai u martua me një konkubinë të quajtur Hyrrem, dashuria dhe përkushtimi i së cilës u bënë për të një strehë e vërtetë. Në fund të jetës, për të qëndruar në fron, Sulejmanit iu desh të përballonte si sëmundje të rënda, ashtu edhe rivalitetet dhe ambiciet e djemve të tij për t’i marrë fronin.
Kanë kaluar gati pesëqind vjet nga vdekja e tij dhe jeta e Sulejmanit është mjegulluar nga rrëfime romantike dhe ekzotike. Duke u mbështetur në burime origjinale në shumë gjuhë, "I pashoq midis princave" rrëfen si arritjet, ashtu edhe dështimet e Sulejmanit. Ajo çka del në pah është rrëfimi bindës për një sundimtar, për familjen e tij, bashkëpunëtorët më të afërt dhe për vetë projektin transformues të Perandorisë Osmane gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë.

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928931399
Viti i Botimit2026
GjuhaShqip
StatusiI ri