Joseph Conrad PE0007
Libër i ri
“Lord Xhim”, një nga romanet më të mira të shekullit XX, trajton çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 978 9928 200 63 1 | |
Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis
të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes.Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet.
Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent? Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën.
Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.
“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde).
Kritika
... një kryevepër rrëfimesh të ndërlidhura, një triumf kapërcimesh kohore ... Si shumë nga veprat e Conrad-it, dëshmon për fuqinë shkatërrimtare të ëndrrave, megjithëse askush nga ne nuk mund t’i shmangë vërtet iluzionet romantike.
The Washington Post
Kurrë më parë nuk kanë qenë më të bukura dhe magjepsëse fjalitë dhe atmosfera e krijuar nga Z. Conrad... Një libër i cilësisë letrare si “Lord Xhim” duhet pritur me mirënjohje dhe hare.
The New York Times
Thelbi i artit të tij qëndron në ndërtimin e një mjedisi të tillë, ku kompleksi i mendjes mund të paraqitet në mënyrë emocionale dhe dramatike.
Jocelyn Baines, biografi i tij
“Lord Xhim” nuk i përket asnjë periudhe specifike, sepse është një prozë e pakohë, nga më madhështoret...
Library Journal
Faqe | 404 |
ISBN | 978 9928 200 63 1 |
Titulli origjinal | Pegi |
Viti i Botimit | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Përkthyesi | Zef Simoni |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Novela “Rinia”, e cila është shkruar gjatë rënies së garës mes fuqive imperiale, merr pjesë në retorikën e kohës. Por, duke e ditur sa skeptik mund të bëhej Conrad-i për këso punësh, ky miratim i dukshëm i një vizioni të një anglezesie që rri në kufi të patriotizmit ekstrem është i mistershëm.