Aventurat e Lira Belakua dhe Uillit,...
Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Kete pyetje shtron ne roman autorja e njohur britanike e cila eshte bere e famshme edhe per letersine per femije: “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”
Paulo Coelho kthehet me portretin e jashtëzakonshëm të një gruaje, një roman aventure dhe formimi, fryt i një pune kërkimore mbi dokumente të pabotuara, por të realizuar me syrin e një narratori, i cili, nga jeta e Mata Harit, sjell një mesazh të ditëve tona, për gratë dhe burrat e sotëm.
Libri përshkruan jetën dhe përpjekjet e nxënësve të një shkolle në kryeqytet për të qenë sa më të rregullt jo vetëm në mësime por edhe në aktivitetet jashtë shkollore.
Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi''.
Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet: Fati dhe jeta e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me zhvilliet që ndodhen në gadishull dhe me rrjedhat e ideologjisë greke pas krijimit të shtetit të tyre. Përmes këtij libri vjen një vështrim i ri emblematik për Sulin dhe suljotët
Duket sikur vëmendja e autorit përqendrohet tek oborri i Andronikut, perandorit të Bizantit dhe njerëzve të kralit Urosh të Serbisë, por, në të vërtetë, ideja themelore është ajo e mbijetesës arbërore.
Një histori dashurie e veçantë, mbresëlënëse dhe frymëzuese... Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë.Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë.Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe,Aleksandër Belov, është ende...
Sot gëzohu, afër trupit tënd smë ke, Nga sot për ty një jetë tjetër ka nisur.
Ky libër nuk është thjesht pasqyrim i këtyre realiteteve, por dhe një aktakuzë për klasën politike të këtij tranzicioni të gjatë, mbi të cilën bie e gjithë përgjegjësia për mospërparimin e kërkuar të vendit dhe, ç’është më kryesorja, mbajtja e një standardi të ulët të nivelit intelektual të të zgjedhurve, çka ka prodhuar një klimë konflikti, që shpesh ka...
Rexhep Qosja vjen me nje roman te ri para lexuesit shqiptar, ne vigjilje te 84-vjetorit te lindjes se tij: I shquar per stilin postmodernist, Qosja shenon nje tjeter kulminacion ne krijimtarine e tij, por edhe per romanin bashkekohor shqiptar
Ilirian Zhupa është një befasi poetike, jo në kuptimin e çastit poetik, por në kuptimin e dinamikës dhe të vazhdimësisë së gjithë krijimtarisë së tij poetike.
Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false...
Me një ëmbëlsi të zakonshme të vrullshme dhe një gjuhë e aftë të mishërojë gjithësinë e vendeve, kulturave dhe eksperiencave, Carmine Abate tregon udhëtimet e pashtershme të “heroit të tij pa medalje”: udhëtime vajtje-ardhje, në kujtesë e në të tashmen.
Që në fillim duhet saktësuar se literatura e zgjedhur për librin "Të luajmë së bashku" është e gjitha kombëtare, duke u nisur nga fakti se literatura botërore është e shumtë dhe ne kemi nevojë të domosdoshme të përpunojmë e zhvillojmë muzikën tonë aq të bukur e të larmishme.
Duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e bukur.
Ky roman, siç e dëshmon edhe titulli, është në frymën e përjetimit të dhimbjes së madhe, por në të vërtetë aty tregohet me talent të veçantë dhe në mënyrë tronditëse për dashurinë e madhe njerëzore.
Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes diçka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur.
Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar. Ky libër ka marrë çmimin europian për letërsinë 2010
Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatëshëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj.
Dashuria është një vepër arti që krijohet nga një ansambël i tërë me “piktorë, poetë, këngëtarë e aktorë”. Njëri prej elementeve të “stonojë”, vepra e artit nuk arrin të japë ngjyrat, ritmin, notat, intonacionin e duhur...
Një guidë turistike e kryeqytetit shqiptar, i shoqëruar edhe me një aplikacion për turistët italianë. Libri është në gjuhën italiane dhe shoqërohet nga një aplikacion që mund të shkarkohet në telefon dhe në këtë aplikacion turisti italian mund të marrë të gjithë informacionin e duhur për të vizituar Tiranën në mënyrë të planifikuar dhe për të marrë përmes...
Ky libër është vijim i thrillerit “Kaosi i qetës” ku fatkeqësitë e heroit tonë Pietro Paladini vazhdojnë. Brenda një dite atij i ndodhin disa fatkeqësi të tjera, teksa vihet nën hetim për krime që nuk i ka bërë. Por, çfarë i ndodh në këtë copë rruge që rrëfehet plot mjeshtri nga Sandro Veronese. Për më shumë, iu ftojmë ta bëni pjesë të leximeve romanin e...
Dorian Keys, një shqiptaro-amerikan i diplomuar në degën e biologjisë dhe Akademinë e Policisë, vjen me një novelë fantastiko-shkencore. Një sukses i arritur në SHBA, që tashmë vjen edhe para lexuesit shqiptar.
Paulo Coelho është tashmë ndër autorët më të lexuar nga shqiptarët. Prandaj, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të pasionuarve pas “Alkimisti”, “Alefit”, “Zahirit” apo “11 minuta”, ne rekomandojmë tre librat më të fundit të këtij autori që janë hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese Toena.
Treni i Jugut, me qëndrimin ndaj hebrenjve spikat si një vepër letrare e mbështetur jo vetëm në një truall real ngjarjesh, por edhe në etnotipin dhe humanizmin e njohur të shqiptarëve
“Alkimisti”, “Alef”, dhe “11 minuta” janë tri kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.