Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Dy vajza me bukuri të veçantë i ndërmendin atij vajzat e haremit të pashait, veshja e tyre, linoja që i pëlqente dikur edhe plakut sundimtar, misteri magjik i të gjithë peizazhit mes Janinës dhe ishujve të detit Jon, mbushur me sirena, si në kohën e Odisesë - të gjitha këto i japin një ton poetik e romantik novelës, duke e lidhur natyrshëm me temën...
Në këto tregime ndërthuren personazhe të shumtë, zbërthehet bota shpirtërore e psikologjike e figurave të tyre, gjë që na bën ti lexojmë tregimet me një frymë.
Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.
Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri .
Liria, e Vërteta dhe e Drejta janë Vlerat më të rëndësishme të Mendjes, të Jetës, të Shteti dhe të Kombit. Popullit, të sotmes dhe të ardhmes së tij, i shërbehet ndershëm, sa duhet e si duhet duke i njohur, duke i treguar, duke i pranuar, duke i vlerësuar, duke i mbrojtur dhe duke i trajtuar me mendje e me zemër këto Vlera.
Gjithçka fillon me një udhëtim në një vend të vogël mistik. Plazh i vetmuar dhe i virgjër, një grup të rinjsh nëpër tenda kampimi, një zjarr gati i shuar. Por gjërat ndryshojnë kur njërës nga vajzat e grupit i shfaqet nëpër terr një grua me fustan të përgjakur. Askush nuk di asgjë për të, përveç udhërrëfyesit të turistëve që di gjithçka. Një libër që të...
Në vëllim evokohet edhe poezia me vargje jugore të Bregut të Detit, ku gjejmë po atë jehonë, po atë fjalor, po atë atmosferë të erës së detit dhe malit, po atë pasion dhe po atë fuqi që ndeshim në poezinë tradicionale të zonës.
Pjesë nga libri: Më mbështill në krahë, i thashë sot diellit, më lër të pushoj në tënden ngrohtësi
Liber , te cilin autori e sjell ne formen e ditarit. Ai pershkruan pervojen e tij ne Partine Socialiste.Vitet 1991-1996.
Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre.
Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT. Ky liber eshte fitues i Çmimit vjetor te Ministrise se Kultures per letersine per femije...
Polina, romani i parë i shkrimtarit të famshëm dhe të pavdekshëm francez, Aleksandër Dyma, është historia prekëse e një konteshe të re, të bukur dhe të pasur, që fati rastësisht e lidh me një burrë që i vjedh pafajësinë dhe e detyron të heqë dorë nga rinia, nga familja, nga atdheu dhe nga identiteti i saj. Një histori e trishtë, e dhimbshme, që...
Ky publikim kontribuon në mbështetjen metodologjike të të gjithë të interesuarve, student apo specialist, në thellimin e studimeve në fushën e politikës financiare të ndërmarrjes, të cilat mbeten një terren jo shumë i hulumtuar në kontekstin shqiptar.
Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.
“Princesha Rugjinë” është një roman historik, ku përshkruhet figura historike e princeshës Rugjina Balsha, e cila, në kohën e saj, bëri epokë dhe la pas histori bëmash të pamata. Nisur nga të dhënat historike, nga ngjarjet e ardhura deri në ditët e sotme, shkrimtari Eqerem Canaj e ka ndërtuar veprën në mënyrë artistike dhe me plot kolorit të pasur, me...
Letërsia shqipe guxon të shtojë dhe një Princ të katërt, "Princin e buzëqeshjes" të Zija Çelës.
“Princi i vogël” - kjo kryevepër e letërsisë, vjen e shqipëruar nga përkthyesi i mirënjohur Shpëtim Çuçka. Pavarësisht se e rekomandojmë për moshat 7-15 vjeç, është një libër që mund të lexohet në çdo moshë, parë në një këndvështrim të ri.
“... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe...
Permes satires dhe humorit te thelle Pellumb Kulla na sjell nje tufe me tregime te cilat shquhen per thellesi, mprehtesi dhe mjeshtri ne rrefim. Ky eshte vellimi i dyte brenda vitit qe Kulla vjen para lexuesve shqiptare.
Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën.
Qielli spranon arna titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa "99 poezi lirike", ku disa prej tyre janë pa titull.
Nëpërmjet këtij thrilleri psikologjik njihemi me historinë e dashurisë mes Kleas e Andit dhe kalvarin e vuajtjeve të këtij të fundit pas vrasjes së saj.
Një shikim dhe trajtim teorikisht kompleks nga pikëpamja sociale, demografike, urbane, kulturore është tërë lënda e gjërë e librit “Qyteti dhe patologjitë e jetës urbane”. Zgjerimi qyteteve, “shqyerja” e këmishës urbane, problemet e bashkëjetesës, të heterofobisë urbane, komunikimit qytetar dhe ndërtimit të komuniteteve qytetare, janë disa nga...
Një udhëtim përmes rrugëve të errëta të qytetit të përjetshëm, një hetim mbi natyrën njerëzore, mbi përgjegjësinë dhe fajin, mbi instinktin e shtypjes dhe mbi gjykimin e lirë. Mbi atë që jemi ose që mund të kishim qenë.
Kjo është historia e nënës së autorit, e mbledhur dhe e ruajtur përgjatë viteve si një sekret i shenjtë në shpirtin e shkrimtarit. Ai e nxjerr prej andej, teksa po plaket për t’ua treguar të gjithëve.
Një roman brenda romanit. Një subjekt kompleks që na fut në skutat e tij për të na shpalosur një botë të brendshme e të vuajtshme të një personazhi sa të fortë e të qëndrueshëm, në dukje, aq edhe të dhimbshëm dhe të rrënuar.
Nëntë vetë të përndjekur hap pas hapi, të etur për një pikë ujë gjatë një rrugëtimi që s’ka të sosur nëpër vargmalet e Peleponezit, gjatë një rrugëtimi të paqëllimtë dhe të pashpresë, vetëm në shoqëri të njëri-tjetrit, të ngërthyer nga parandjenja se janë tashmë të humbur - një dëshmi e vërtetë mbi përpjekjet për mbijetesë gjatë viteve të Luftës Civile në...
Ky set vjen per lexuesit e rinj, si nje rekomandim per lexime gjate pushimeve verore: Dy romane te befasishme; plot aventure, pasion, mister dhe aventure.