I ri Theanoja, ujkonja e Stambollit Shiko më të madhe

Theanoja, ujkonja e Stambollit

Lena Manda TO0299

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes!

Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes diçka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur.

Më shumë detaje

94 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235626

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t’i afrohet në të ardhmen për t’i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë.

Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit?

Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen

dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.

Fragment nga Libri

E dije çfarë ndieja unë për Theanonë! E dije se po shkrihesha për të me një shishe pije përpara, ndërsa ti e mbaje në krahë dhe i gëzoheshe gjithçkaje që mua ma kishte privuar! E dashuroja! E doja, ndërkohë që ti ishe lidhur me të dhe shikoje tët bir duke u shkatërruar çdo ditë e më tepër! Më pyet përse po e mbroj? Sepse Theanoja për mua nuk është një trup! Nuk më intereson, në fund të fundit, se çfarë bën me trupin e saj! Mua më intereson zemra e saj. A nuk ishe ti që ke thënë dikur se, që të fitosh një zemër, duhet të derdhësh gjak? A nuk ishe ti që më bëje predikime sipas të cilave nëse nuk gjakosesh, do të thotë se nuk ke dashuruar? A e sheh? I mbaj mend të gjitha sa më ke thënë! E, pra, unë u gjakosa, baba!

* * *

Të dua! Dhe të dua ashtu siç je, apo ndoshta pikërisht për këtë! E ashpër... një bishë që kujtdo që i afrohet ajo i tregon thonjtë, e gatshme për ta shqyer, bile edhe kur ai dikushi nuk do që t’i bëjë keq asaj... Pra, nuk më intereson se çfarë bëre apo se çfarë do të bësh në të ardhmen... Dashuria nuk vendos kushte dhe as që njeh kufij, dhe unë të dashuroj... E di që nuk më dashuron, por nuk më intereson! Dashuroj unë sa për të dy ne...

Të dhëna

Faqe592
ISBN9789928235626
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20
PërkthyesiKristo Pulla
RomanSagë&Histori