Toka të rralla Shiko më të madhe

Toka te rralla

Sandro Veronesi TO0228

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër është vijim i thrillerit “Kaosi i qetës” ku fatkeqësitë e heroit tonë Pietro Paladini vazhdojnë. Brenda një dite atij i ndodhin disa fatkeqësi të tjera, teksa vihet nën hetim për krime që nuk i ka bërë. Por, çfarë i ndodh në këtë copë rruge që rrëfehet plot mjeshtri nga Sandro Veronese. Për më shumë, iu ftojmë ta bëni pjesë të leximeve romanin e vlerësuar me disa çmime në Itali.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235008

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Një njeri humb kontrollin e jetës së tij brenda 24 orëve: bën një gabim profesional, i marrin patentën, humb telefonin. Në zyrë gjen sekretaren duke qarë; policia ka sekuestruar gjithçka; ortaku i tij ia ka mbathur. E gjithë bota rreth tij shembet: e dashura e braktis dhe e bija largohet nga shtëpia.

Ky është Pietro Paladini, heroi i palëvizshëm i “Kaosit të qetë”, të cilin nëntë vjet më vonë e gjejmë të rrëmbyer nga vorbulla e jetës. I vetëm, i ndjekur nga policia për krime që nuk i ka bërë, Pietro vendos të zhduket dhe me dëshpërim kërkon të rigjejë jetën normale, të cilën e ka humbur, ose, të paktën, jetën që mendonte se ishte e tija...

FRAGMENT

Ecim kuturu, në një botë që pothuaj po prek fundin, të varur te koha, në krizë përjetësisht. Unë jetoj si mundem, mikja ime, nuk e di kush jam, as çfarë do të bëhet me mua, e ardhmja ime është nja dy metra më tej, ndjek vetëm rrugën time. Ecim në fije të perit, në qiell, ku mund të biem nga një çast në tjetrin, të varur te koha, të hedhur në erën e qytetit.

Ne jemi gjetiu, larg kushedi se ku, të ardhur nga një dimër i gjatë drejtpërsëdrejti nga ferri. Të gjithë ne djem të mirë, të gjithë ne që jemi copë-copë, në ato rrugë me tërë ata njerëz, rrugë që nuk të shpien gjëkundi. Gjysmë të dehur e gjysmë të trishtë, të gjithë ne njerëz të mjerë, në këto vite pa zemër, në këtë jetë gjithmonë njëlloj, të gjithë djem të mbarë, të gjithë ne që jemi copë-copë...

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928235008
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15x23
PërkthyesiPërktheu nga origjinali italisht: Roza Ruci Dishnica
RomanMister&Thriller