Me ne fund vjen e perkthyer serish...
Shtëpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinë e saj në janar të vitit 1993 me tre punonjës. Në organikën e saj sot përfshihen mbi 30 punonjës, si dhe një rreth i gjerë bashkëpunëtorësh (mbi 100) nga të gjitha fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga dita e krijimit të saj ajo ka botuar mbi 2400 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, manualë për specialistët dhe profesionistët, letërsi artistike nga autorë shqiptarë dhe të huaj, si dhe albume e harta të ndryshme.
Pellumb Kulla eshte nje nder mjeshtrat e prozes se shkurter, ku spikat ironia me te gjithe regjistrat e saj. Edhe keto tregime sjellin prurjet me te fundit te tij ne kete zhaner ku sendertohet realiteti i nje emigranti ne Amerike dhe bota me gjithe dilemat, raportet e veshtira te komunikimit te individit dhe pershtatjes me realitete te tjera.
Do të kishte dashur të ishte një zë i tjetërkujt, i largët, që s'kish të bënte me dashurinë e tyre; do të donte të kish qenë një vegim.
Historia e këtij romani është mjaft interesante, dhe, mbi të gjitha një akt për të zbuluar vetveten; pa iu nënshtruar opinionit të të tjerëve. Duhet të kërkosh njerëz që nuk kanë frikë të bëjnë gabime.
Poezitë e Camajt janë botuar vetëm kohëve të fundit për shkak të ndrojtjes së vetë poetit dhe censurës së asaj kohe.
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Një e shkuar që i bren dhe një tashme e vështirë. A mund të shpresojnë për një jetë normale? A do të fitojë dashuria e tyre mbi sprovat e kohës?
Termi "Shekspirotët" bën lidhjen mes nesh dhe veprës së Shekspirit, veçanërisht ato që dramaturgu i ka vendosur në Ilirinë e dikurshme. E prapë këto nuk janë tregime sociale. Ato vizatojnë një popullatë paralele me tonën; janë personazhe të sotme, por që udhëtojnë nëpër peizazhin shekspirian.
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.
Ky libër është ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë. Sigurisht që autorja ka bërë ndryshime si te ngjarja ashtu edhe te disa nga personazhet, përndryshe nuk do të ishte letërsi artistike.
Nga autori romanit më të shitur “Alkimisti” Paulo Coelho vjen në shqip një histori frymëzuese për një të ri që kërkon mençuri nga një plak dhe mësimet praktike të mësuara gjatë gjithë jetës: “Shigjetari” është një histori magjike, e shoqëruar me ilustrime të bukura
Romani “Shije ëndrrash në sirtar”, i shkrimtarit të njohur Artur Spanjolli, sjell përmes kujtimeve botën e një grupi adoleshentësh liceistë durrsakë. Në të skaliten dhe përshkruhen me realizëm detaje jetësore nga ajo periudhë rinore kur: puna, ngulmi, serioziteti, dashuria, egoizmi dhe ambiciet ishin të pranishme në përditshmërinë e artistëve të ardhshëm:
Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
Libri është i ndarë në dy pjesë: në të parën paraqitet shkëputja e njeriut nga bota shtazore dhe, në të dytën përfshihen 52 tregime në të cilat flitet shkurt rreth jetës, veprimtarisë, botimeve dhe zbulimeve shkencore më të rëndësishme të 54 shkencëtarëve më të hquar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.
Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë.
Një libër i shkuar nga koha në kohë, jo si një qëllim më vete, pa ndonjë project fillestar, por si një përgjegjësi që kërkuesi ndjen ndaj gjithçkaje që lidhet me punën dhe përvojën e tij, me njohjen, kuptimin dhe shpjegimin e letërsisë.
Për tu bindur se kam të drejtë kur them se kjo mësuese është një thesar i arsimit tonë, lexojini e gjeni të gjallë në faqet e këtij libri mirënjohjen e dhjetëra e dhjetëra nxënësve të Tiranës, që e kanë konstatuar këtë fakt përpara nesh!
Libri ndahet në katër pjesë: Arti i të shkruarit, Normat gramatikore, Drejtshkrimi, Pikësimi. Kështu u jep përgjigje pyetjeve që dalin gjuhëtari Rami Memushaj, kur çdonjëri nga ne hedh në letër mendimet e tij.
Parë nga pikëpamja e qëndrimit që mban ndaj jetës, njeriut dhe vetes, poezia e Petrit Rukës do të mund të karakterizohej si poezi e peizazhit shpirtëror. Shpalimi i botës komplekse shpirtërore të njeriut, depërtimi në labirintin e dëshirave, ëndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetësimeve të subjektit lirik, është një veçori e përgjithshme e kësaj poezie....
Në këtë libër me tregime duket se autori e ka kthyer shpesh kokën nga fëmijëria, rinia e më tutje, i vetëdijshëm që përvoja njerëzore është një thesar, nga e cila mrekullohesh sa herë e zbulon.
“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
Historia e lashtë dhe alkimia ndërthuren për të na mbushur me emocione ankthi në këtë triller historik të jashtëzakonshëm".
Nga nxehtësia e pamëshirshme e verës haitiane te shtëpitë luksoze të elitës amerikane, nga mbrëmjet elegante të Londrës në kaosin shumëngjyrësh të Ist Endit, tri vajza janë në kërkim të pjesëve që u mungojnë nga jeta e tyre - dhe do të ndryshojnë botët e tyre për ti gjetur ato...
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.
Ajo quhej Lorena Kline, pretendonte se ishte mjeke në spital dhe se kishte pësuar para gjashtë muajsh një aksident, një aksident shumë të rëndë me makinë si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit: "Qysh atëherë jam në koma. Jo, mos mendoni akoma asgjë dhe më lini t’ju shpjegoj." S’i kujtohej asgjë nga aksidenti. Kishte ardhur në vete në sallën e...
Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar