I ri Vajza ne peme Shiko më të madhe

Vajza ne peme

Şebnem İşigüzel BDR0154

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore - aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim - ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të cilën vetëm nga maja e një peme mund të kapësh një grimcë të realitetit - dhe një premtim për shpresë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377210

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Një vajzë e re kacavirret në pemën më të lartë të parkut shekullor të Stambollit, Gylhane, e vendosur që t’i shtyjë ditët e jetës së saj atje. Pasi zë vend në çerdhen e braktisur të një lejleku, në shenjtërinë e degëve dhe gjetheve, orvatet të kuptojë valën e madhe të dhunës në botën poshtë. E mëdyshur mes dëshirës për të harruar gjithçka që ka ndodhur dhe nevojës për të kujtuar, nis të shpaloset historia e saj dhe e njerëzve përreth.

Më tej, papritur, vjen një shpirt binjak me një fat të ngjashëm. Një djalë i vetmuar, që punon në një hotel aty pranë, ngre sytë lart dhe bie në dashuri. Të dy ndajnë bashkë historitë dhe fatet e familjeve të tyre, të një qyteti në ndryshim dhe zgjimin politik në protestat e Parkut Gezi. Së bashku lundrojnë në historitë e dashurisë dhe humbjes, që u kundërvihen një sfondi me tensione shoqërore, deri në shpërthimin tragjik, që shënoi një kthesë në demokracinë turke dhe bëri që një vajzë e re të arratisej në pemë.

Të dhëna

Faqe374
ISBN9789928377210
Titulli origjinalAğaçtaki Kiz
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDritan Koka
RomanSagë&Histori