I ri Vendimi Shiko më të madhe

Vendimi

Karine Tuil BDR0155

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat.  I shkëlqyer.”

Më shumë detaje

97 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928377180

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjykatësja Alma Revel duhet të vendosë për fatin e një të riu që dyshohet se i është bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Kësaj dileme profesionale i shtohet edhe një tjetër, më intime: e martuar, Alma mban një lidhje me avokatin që përfaqëson të akuzuarin.

Midis arsyes dhe mosarsyes, zgjedhjet e saj rrezikojnë të prishin jetën e saj dhe atë të vendit...

Karine Tuil na çon në jetën e përditshme të gjyqtarëve hetues anti-terroristë, në zemrën e shpirtit njerëzor, skutat më të errëta të të cilit nuk pengojnë as shpresën dhe as bukurinë.

Vlerësime:

“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat.  I shkëlqyer.”

Bernard Babkine, Madame Figaro

“Karine Tuil krijon tension,  ka një pikësynim të qartë,  na zhyt në jetën e përditshme të Almës, një gjykatëse hetuese e antiterrorizmit, çdo vendim i së cilës mund të ketë pasoja dramatike.  Një roman mbërthyes.”

Nathalie Dupuis dhe Olivia de Lamberterie, Elle

“Titulli i romanit tejet të mprehtë të  Karine Tuil, Vendimi, është emblema e temave të dashura për autoren, si: përgjegjësia individuale,  trajektoret e thyera dhe  vështirësia e lirisë për të zgjedhur  - mes gënjeshtrave dhe së vërtetës, për shembull.”

Virginie Bloch-Lainé, Liberation

Të dhëna

Faqe260
ISBN9789928377180
Titulli origjinalLa décision
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Bako
RomanSagë&Histori