Kërko më tej
Subcategories
"Here djall, here engjell" - nga Kostas Akrivos, perkthyer nga Gjergji Naçi, flet per revolucionin e vitit 1821, të popullsive arvanitase, romane dhe greke per pavarësi ndaj okupimit otoman.
Flurans Ilia vjen para lexuesve shqiptarë dhe miqve që kanë kohë që e shijojnë krijimtarinë e tij, me përmbledhjen në vargje të titulluar “Hapësirë midis dy notave” (Tempovarkë). Kjo përmbledhje botohet plot 18 vite pas daljes në dritë të librit të tij të fundit poetik dhe është e shtata në këtë zhanër letrar. Flurans Ilia ka publikuar gjithashtu edhe dy...
Ky album përmban portretet e 36 sulltanëve Osmanë dhe të dhëna mbështetëse rreth mbretërimit të tyre.
"Trilussa m'Tironë" - nga Carlo Alberto Camillo Mariano Salustri (Trilussa) eshte nje permbledhje fabulash dhe poezish, te perzgjedhura dhe te pershtatura nga dialekti romanesk ne te folmen tironse, nga perkthyesi Maksim Rakipaj
Vjen tek ne me Manualin e Kirurgjisë, si një botim i një niveli shumë të lartë, i cili shërben si për kirurgët profesionistë ashtu dhe për studentët. Ky botimi pasqyron më së miri eksperiencën dhe ekspertizën e tij në hulumtime të shumta të literaturës më të fundit në fushën e kirurgjisë si asaj të përgjithshme ashtu dhe të asaj endokrine. Prof. Dr. Mehdi...
Ky liber konsiderohet si nje nga reflektimet me te bukura qe publicisti Simon Vrusho ka bere mbi natyren e shqiptarit, duke analizuar ne detaje figuren e Haxhi Qamilit, ne raportet qe nderton individi me bashkesine dhe krizen e perfaqesimit
Libri i Arbron Gashit është një vepër e vlefshme dhe frytdhënëse, një terapi kundër zhurmës së përditshmërisë dhe një hap për të reflektuar mbi jetën në mënyra të reja dhe të frytshme. Ky libër sigurisht do të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e lexuesve dhe do t’i frymëzojë ata të dalin nga rutina dhe të shprehin mendimet dhe emocionet e tyre në mënyra...
Gjuha shqipe është vazhdimësi gjuhësore e gjuhës pellazge, e cila në kohë të lashta ka qenë gjuha e përbashkët e të gjithë banorëve që kanë jetuar në këto troje. “Fjalori krahasues pellazgjisht-shqip” përmban vetëm ato fjalë të shqipes së lashtë (pellazgjishtes), që ne kemi arritur të identifikojmë gjatë deshifrimit të disa mbishkrimeve, të cilat i...
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre...
“Mjellmat në Shën Ajves” është një përmbledhje me tregime ku historitë rrjedhin duke krijuar gjendje emocioanale të papërsitshme, ndonjëherë përmes një subjekti intim, të ndjeshëm dhe shumë delikat.
'Novela Kërkimi ka një joshje e tension të brendshëm që plekset mes dy aventurave të Mihal Kodrës: udhëtimit në kërkim të të" atit të burgosur në Itali dhe udhëtimit në lëndimet e shpirtit dhe në kokëkrisjen prej djaloshi 14-vjecar.
Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen.
Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks".
Ne kete liber autori ka gjetur nje menyre domethenese per te percjellur mendimin e tij shumedimensional: leterkembimi me gjenite e botes.
Ky libër nuk është thjesht pasqyrim i këtyre realiteteve, por dhe një aktakuzë për klasën politike të këtij tranzicioni të gjatë, mbi të cilën bie e gjithë përgjegjësia për mospërparimin e kërkuar të vendit dhe, ç’është më kryesorja, mbajtja e një standardi të ulët të nivelit intelektual të të zgjedhurve, çka ka prodhuar një klimë konflikti, që shpesh ka...
Kjo është historia e Benedikt Brixhërtonit, e treta në serinë e romaneve me temë nga periudha e Regjencës në Londër, me në qendër familjen e fuqishme të kohës, Brixhërtonët.
Plot aventura të reja e presin vogëlushen Katitzi!
Kampionati ka mbaruar dhe tani nuk mbetet veçse finalja e madhe. Kokaret kundër Akademisë Blu, ish-skuadrës së Tomit. Është sfida që kapiteni dhe shokët e tij e presin ngaherë, rasti për t’i dhënë një mësim Lorisit të padurueshëm… dhe, sidomos për të treguar që e tyrja është një skuadër e përbërë nga miq të vërtetë! Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
Tomi dhe shokët e tij nuk arritën ta fitonin vendin e parë në finale e madhe të kampionatit, por humori i tyre është në qiell: traineri, në fakt, njoftoi se do t’i çojë të gjithë në Paris, ku djemtë do të luajnë një botëror të vogël futbolli. Për Kokaret do të jetë një transfertë… në penalltinë e fundit. Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
Në këtë vëllim: leximi, shkrimi dhe rregullat pozicionale të numrave deri në 100 llogaritja e shpejtë me mend të kuptuarit e tabelave labirinte e figura gjeometrike përmasa: peshë, gjatësi, vëllim të dhëna e ndërlidhje zgjidhje problemash
Romani i Rankov përshkruan tre dekada të së kaluarës së Sllovakisë dhe Evropës Qendrore, nga 1938 deri në 1968. I organizuar në 31 kapituj, të emërtuar gjithmonë sipas një viti, i pari është episodi nga viti1938 dhe i fundit episodi nga viti 1968. Ngjarjet fillojnë në 1931 shtator , një vit para Luftës së Dytë Botërore, dhe ata shpesh janë të përqendruar...
Arber Dervishaj eshte nje autor i ri, i cili me kete roman ka sfiduar veten dhe lexuesit: Alberti dyshohet se është fajtor për vuajtjet e jetës së tij. Vrasja e tij është rruga e vetme që një ëndërr të vazhdojë të jetojë. Por, si mund të vrasësh dikë që jeton brenda teje në ccdo mendim dhe ndjenjë?!
"GUIDA PSIKOTERAPEUTIKE" është më tepër libër praktik sesa teorik, ku duhet të punohet përditë me të, një ditar ku duhet të shkruhen përditë shqetësimet , duke i vetmonitoruar dhe duke bërë të mundur zbatimin e teknikave të ndryshme që të menaxhohet në mënyrë sa më efikase çdo shqetësim , përfshirë problemet me ankthin, depresionin, vetëbesimin, OCD etj,...