Sende qe nxirrte deti Shiko më të madhe

Sende qe nxirrte deti

Ardian Vehbiu BD0622

Libër i ri

11106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303373

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Ëinston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen – me mijëra, mijëra, mijëra paketa të bukura; shpërhapur në rërë si leshterikë prej përralle a bizhuteri të sirenave.

Për fat të keq, të tjerë kishin punuar natën dhe kishin marrë gjithë ç'mund të shpëtohej; cigaret që gjetëm ne ishin të gjitha të dëmtuara nga uji dhe kripa e Adriatikut, gjysmë të shkërmoqura, të papërdorshme, pa çka se ambalazhet shumëngjyrëshe ishin ruajtur. E kaluam gjithë paraditen duke qëmtuar kutitë, me zemër të plasur, sepse i kishim bërë mushkëritë gati për aromat "amerikane" që në tren. Asgjë nuk mund të rikuperohej më, gjithçka kish vajtur dëm.

Të dhëna

Faqe336
ISBN9789994303373
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë