Kërko më tej
Subcategories
Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nëpërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në...
Librat e verdhë të Inteligjencës Numerike
Rrëfyer nga një prej personazheve më të paharrueshme në narrativën bashkëkohore - aq e mbushur me humor të guximshëm dhe ironi sa edhe me zemërim e hidhërim - ky roman i pakursyer dhe poetik i marrëzisë politike, ëndrrave në rrezik dhe vullnetit për të mbijetuar, zbulon me mprehtësi rrugën e një vajze drejt mosbindjes, në një botë të kthyer përmbys, në të...
“Karine Tuil e di, me një inteligjencë të shndritshme, një mprehtësi në analizë dhe reflektim, sesi t’i japë zë gjithsecilit, në mënyrë që të dëgjohen të gjitha të vërtetat. I shkëlqyer.”
Tregimet e D. Kokonozit bëjnë pjesë në traditën e mrekullueshme të tregimeve të shkruara shqiptare, përshirë këtu edhe Naum Priftin, Dhimitër Shuteriqin, Roland Gjozën etj. Dashnor Kokonozi më tepër i është kushtuar romanit, eseve të udhëtimeve, por tregimet e tij përmbajnë nota interesante reale, ndjesi dhe mbyllje të papritura.
Ese plot nerv, energji, gjuhë e bukur e me temperament interesant, ndërthurur mes realizmit dhe vlerësimit politik dhe shoqëror.
Duket se janë pikërisht ese të shkurtra interesante, shkruar me shije dhe dituri që spikatin, që bashkë me dijet ngjitin të përpjetën e thepisur të dijes, që tejkalojnë njeriun dhe përplasjet e shumta, të vërtetat dhe rrenat, nëpër monopatet e rritjes së njeriut, duke u nisur nga gjërat e thjeshta dhe duke përfunduar në majat e panjohura.
Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) në kohën tonë përfaqëson sistemin mjekësor tradicional më gjithëpërfshirës dhe të përdorur më gjerësisht në botë, me historinë më të lashtë, kulturën më të thellë, efektet më të shquara dhe zhvillimin më të shpejtë.
Shtepia botuese Dudaj sjell kujtimet e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, - nje reflektim i thelle per politiken franceze, per raportet me parardhesit dhe per sfidat e medha te drejtimit te nje vendi si Franca.
Ndoshta, - i thashë, duke ndjekur me sy fluturimin e pulëbardhave në horizontin e mbuluar nga re të dendura, që vende-vende ngjyroseshin në rozë nga rrezet e fundit të diellit që po fundosej në heshtje, diku atje, tutje, mes detit të shkumëzuar. - Ndoshta, - pëshpërita, - ndoshta. Prandaj ëndrrat e perëndimet janë të bukura, sepse janë atje, larg, shumë...
Ne kete botim antologjik na vjen poezia klasike greke, me tematike erosin dhe menyren mjeshtrore sesi ai vjen permes vargut. Kjo antologji eshte shqiperuar nga Sokol Çunga dhe botuar nga Albas
Komedia Hyjnore ka ardhur tashme me nje shqiperim te ri nga Meritan Spahia. Shtepia botuese ka sjelle Ferri ne nje botim te vecuar per t’ju ardhur ne ndihme kryesisht nxenesve dhe studenteve dhe permban shpjegime dhe shenime perkatese per ta kuptuar me mire tekstin.
Në faqet e këtij romani do të njiheni me lojërat, shqetësimet dhe gëzimet e bashkëmoshatarëve të një kohe të shkuar dhe të një rendi tjetër shoqëror.
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura fantastike. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Argëtohuni duke lexuar përrallat më të bukura për kafshët e fermës. Mësoni fjalë të reja dhe luani me ilustrimet e çdo përralle
Ka libra që botohen me kërkesë të autorit, d.m.th., për qejf të tij; por ka libra që botohen edhe për qejf të botuesit. Kështu ndodhi me librin “Ku po shkon pa dashuri” i Sefedin Çelës. Është një libër i veçantë jo thjesht nga pikëpamja formale e lëndës që përmban, por, sidomos, nga cilësia e kësaj lënde dhe, për më tepër, nga polivalenca e tekstit, e...
Një roman triller që të shteron deri në frymën e fundit, në të cilin asgjë dhe askush nuk është ashtu siç duket. Një marrëdhënie e ndërlikuar motër-vëlla. Një libër ku shtampohen krime, mostra e fshehur brenda njeriut, dhuna ndaj fëmijëve, abuzime seksuale, çmenduria që kalon limitet e ekzistencës njerëzore.
Romani tingëllon fort si një thirrje e ndërgjegjes së trashëguar të një zakoni absurd. Një vend dhe një sjellje romantike, asnjëherë nuk është mëkat edhe kur e përmend, duke shpresuar më kot se mos ndeshet fare rastësisht, po askush s’bëhet i gjallë në veprimin e brendshëm dramatik të romanit. Prandaj dhe sa vjen dhe tensioni rritet, duke lozur me...
Artisti dhe pedagogu Artan Kafexhiu vjen për herë të parë me një libër me poezi, i cili përmbledh mbresa, ndjesi dhe përvoja intime e krijuara ndër vite, gjatë periudhës së emigrimit në SHBA. Libri është redaktuar nga përkthyesja e njohur Alina Karaulli dhe përkujdesja e Andi Papastefanit. Libri është shkruar në dy gjuhë; shqip – anglisht dhe shoqërohet...
Romani eshte nje rrefim i bukur por edhe nje nderthurje e shkelqyer e linjave te personazheve. Libri te mban te mberthyer teksa pret me padurim te mesosh se çfare po ndodh me dashurine e dy te rinjeve. So po e perjeton Egzona mungesen e te dashurit dhe si po e perballon Nexhadi jeten ne emigracion: Gjithçka lexuesi do ta zbuloje pasi te kete perfunduar se...