Tomas Eloy Martinez BDI0560
Libër i ri
Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen.
11109 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366597 | |
Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur.
Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez.
Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë.
Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak: i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si "subversiv" nga junta ushtarake argjentinase.
Me gjithë pengesat që i krijon i ati, mbështetës i ushtrisë dhe bashkëpunëtor në mizori, Emilia vazhdon ta kërkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA.
Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes së tij?
Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur?
Si mund të vazhdojmë të jetojmë sot, kur e gjithë kjo ndodhi dje, para syve tanë?
Si mund t'i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme?
Si mund t'i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?| Faqe | 256 |
| ISBN | 9789928366597 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Flavia Kaba |
| Roman | Mister&Thriller |