Kërko më tej
Subcategories
Autorja e librit Ester Gjika, vajza e regjizorit te shquar Viktor Gjika, rrefen ne nje kendveshtrim ndryshe jeten dhe historine e tij, permes kujtimeve qe na vijne ne nje kohe tjeter dhe qe zbardhin aspekte te panjohura te njeriut qe shenoi histori ne kinemane shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit te XX
Nëse e kuptoni se sa të fuqishme janë mendimet tuaja, nuk do t’ju vërdalliset kurrë një mendim negativ në kokën tuaj. Çdo person i suksesshëm fillon me 2 besime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja; dhe, unë kam fuqinë për ta bërë këtë. E ke edhe ti atë fuqi! Do të ndryshojë jeta juaj për mirë. Prof. Vianello ka ndihmuar tashmë mijëra drejtues...
Autori, Alban Tartari na fton në një udhëtim poetik, në një kohë kur poezia duket se po jeton kohën më të vështirë të ekzistencës së saj. Poezitë vijnë nga eksperiencat personale, ngjarjet e shoqërisë sonë, gëzimet dhe zhgënjimet, si dhe nga udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.
Ky libër është rrëfimi, ndoshta edhe romani i Stambollit Protagonist është një qytet i përjetshëm, i jashtëzakonshëm, një qytet i mishëruar në rrënojat e veta. Ajo çka i dallon është një ndjesi e pacaktuar, një atmosferë përfshirëse, që dikur quhej “ekzotizëm” dhe që vazhdon të mbijetojë ende sot. Pa i shpëtuar tërheqjes së atij ekzotizmi, Augiasi ngre me...
Kushdo qe grumbullon miresi ne zemren e tij, gjithmone do ta kete rrugen e hapur. Rruga e Shamzit eshte rruga e atyre qe jane te gatshem te digjen. Kerkon qendrim, zgjuarsi, logjike, edukate, respekt, siguri, guxim, disipline dhe percaktim. Nuk e humbe asnjeren nga keto dhe nuk eshte vone ende per asgje. Sepse cdo gje pret kohen e saj. Ndoshta koha e...
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Viktor Canosinaj vjen me një roman të ri për lexuesit ku në qendër të tij ka marrëdhënien e individit me atdheun dhe sesi këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në fatin e të dyja palëve. Ky është një roman kushtuar idealistëve shqiptarë të të gjitha kohërave që u vetëflijuan për atdheun.
Shqiponja Axhami – Trota vjen me nje tjeter liber te ri, por kesaj radhe ne prozen e shkurter, - nje permbledhje me prurjet me te mira qe autorja ka ne prozen e shkurter, i pergatitur per botim nga shtepia botuese Uegen
Një ritregim drithërues, thellësisht emocionues dhe krejtësisht unik i legjendës së Akilit dhe Luftës së Trojës Një përrallë perëndish, mbretërish, fame të pavdekshme dhe zemre njerëzore, “Balada e Akilit” është një vepër verbuese që riimagjinon në mënyrë të shkëlqyer kryeveprën e Homerit, “Iliada”.
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...
Duke zbuluar ngjarjet e tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes për të duruar shumë në një botë të çmendur. Dhe për të ribashkuar dy të dashuruar, të ndarë nga tmerret e luftës, gjithçka që do t’i duhet është guximi dhe besimi.
Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor.
Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, është ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij. Romani Dritëhijet e një mendjeje është më shumë se një përshkrim i hollësishëm i botës, i parë me sytë e një pacienti me Alzhajmer: është një histori dashurie, që refuzon me kokëfortësi...
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Autori ndërthur vizionet e së ardhmes me problemet e shoqërisë së sotme, duke i dhënë jetë një historie, protagonist i vërtetë i së cilës është mesazhi: “Le të shpëtojmë Planetin tonë”.
Libri “Marramendje tingujsh” ka një materie fjale, e cila mishëron edhe një raport tjetër të autores. Është fjala për raportin me visin, me toposin dhe hapësirën shpirtërore që zbulohet prej tij. Këtë hapësirë, poetja nuk e poetizon, por e sjell tekstualisht si imazh dhe hise peizazhi dhe dukurish, ashtu sikundër është, imponues dhe ftues në realitet.
Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.