Vallja e tim eti Shiko më të madhe

Vallja e tim eti

Nikos Papandreou BDI0363

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "Vallja e tim eti", romani me të cilin autori nis karrierën artistike, përbëhet nga 16 kapituj, në formë tregimesh, që në tërësi, përmes rrëfimit të personazhit kryesor, Aleksit, japin një pjesë nga jeta e autorit. Aleksi, i lindur në Kaliforni, është biri i një politikani mjaft të njohur. Së bashku me familjen ai shpërngulet në Greqi, për të ndjekur jetën politike të të atit. Aty kalon pjesën më të madhe të fëmijërisë. Ngjarjet, që përshkruhen me ndjeshmëri, vendosen në një sfond grek.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346981

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aleksi e familja e tij ecin përmes botës së rrezikshme të politikës bizantine dhe përfshihen nga orteku i revolucionit, diktatura ushtarake dhe përfundimisht mërgimi. Çdo gjë përshkruhet nga këndvështrimi i një fëmije. Ai përpiqet të sjellë për lexuesin disa copëza nga kujtimet e veta. Përshkruan momente të bukura, por edhe të dhimbshme e plot ankth, duke nisur nga fjalimet madhështore të të atit, brohoritjet pa fund dhe respektin e madh deri në adhurim e duke vazhduar pastaj me çaste të dhimbshme, net pa gjumë, burgosjen e të atit. Ai mundohet të paraqesë me hollësi përpjekjet e gjyshes, e cila me çdo kusht kërkon që Aleksi të mësojë gjuhën greke. Sipas saj, për të qenë politikan i sukses-shëm, duhej të mësonte gramatikën, por edhe të fliste e të shkruante bukur.

Të dhëna

Faqe160
ISBN9789994346981
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Qirjako