Kërko më tej
Subcategories
“Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij, Updike krijon një roman me rëndësi të dorës së parë.
Stephen King na dhuron një nga veprat e tij më sfiduese, model i një intensiteti brilant, suspanse eksluzive dhe një zbulimi marramendës të kthinave më të errëta të psikës së paepur femërore. Ai është autori i më shumë se 50 librave, bestseller kudo në botë. Romani “Loja e Geraldit” është përshtatur dhe bërë film në vitin 2017, me regjisor Mike Flanagan.
Ky liber eshte shkruar nga Juan Manuel Santos, fitues i Çmimit “Nobel” për Paqen - 2016
Përmbledhja “Pështjellim yjesh”, i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
“Toka e shenjtë” shkruar nga Alda Merini gjatë qëndrimit në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjalë të drejtpërdrejta e pa filtër, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina,...
Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
Magnason, në këtë vepër fokusohet në rrezikun që i kanoset mjedisit tonë për shkak të ndryshimeve të klimës. E vetmja mundësi për ta parandaluar këtë kanosje “është të hedhësh një vështrim në të kaluarën për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen...“ Duke e përcaktuar këtë situatë si kaotike ai shtron pyetjen se çfarë po ndodh me planetin tonë në...
Roman pjesërisht autobiografik Nipi i Wittgensteinit me nëntitullin "Një miqësi", i Thomas Bernhardit përshkruan marrëdhëniet e pazakonta mes narratorit, një shkrimtari jo dhe aq i ndryshëm nga Thomas Bernhard dhe nipit të jashtëzakonshëm, por të çmendur, të filozofit të famshëm Ludwig Wittgenste
Të gjitha tregimet e këtij libri janë vendosur pak shumë nën shenjën e një teme, të cilën do ta cilësoji metafizike. Qysh nga Epi i Gilgameshit, problemi vdekjes është një temë që nuk i ndahet letërsisë. Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor- lindor, me një ngjyrim ironik...
Besnik Mustafaj vjen me nje roman te ri per lexuesit ne vigjilje te panairit te pervitshem te librit, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena
Poezia e Besnik Mustafajt, mbetet lloji i shkrimit imagjinativ, ka një prirje të natyrshme për të medituar edhe mbi temat më të përgjithshme, si dashuria, pritja, paniku, protesta a vdekja, me enumeracion imazhesh impresive të shprehura me detaje konkrete.
Harlan Coben, - nje nga mjeshtrat e medhenj te letersise mister dhe thriller sot ne bote, vjen per here te trete me nje roman thriller, i gershetuar me romance, pas dy romaneve te meparshme, te cilat kane gjetur vemendjen dhe interesin e lexuesit ne Shqiperi
Një rrëfim, jashtëzakonisht i këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmentet e kujtesës së një gruaje të moshuar.
"KUSH PO FLET?" nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyren sesi u bën pyetje fëmijeve.
"Punët janë shumë më keq nga ç'mendon ti. Shpejt këtë gjë ke për ta zbuluar vetë, dhe kur ta zbuloshg, mua do vish të më kërkosh."
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Libër aktivitetesh plot këshilla dhe udhëzime për mbledhjen dhe zbritjen. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Ky libër përmban aktivitete dhe pazëlla që do t’ju ndihmojnë t’i mësoni sa më mirë tabelat e shumëzimit. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Shkëlqeni në njohuritë tuaja me këtë libër zbavitës. Merrni njohuri për thyesat, numrat dhjetorë dhe përqindjet. Metodë angleze në mbështetje të programit mësimor.
Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballen me frikërat e tyre, duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Mbreti i tregimeve pop për fëmijë, vjen sërish më superargëtues. Fëmijë e të rritur, ju premtoj se do mbani barkun me dore nga të qeshurat me Teon, qenin, të cilin e detyrojnë të shkojë në gjimnaz. Po çiuaua i vogël kënaqet me pak, se është një qen me pretendime: Bëhet president.....
Bazuar në hulumtimet më të fundit, zhvillimet qendrore në politikë, shoqëri, ekonomi dhe kulturë krahasohen në mënyrë transnacionale, duke i bërë të qarta dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve të veçanta të Ballkanit, por edhe të mbarë rajonit në kontekstin evropian.
Një prej librave më të dashur nga fëmijët e të rinjtë në mbarë botën, i përkthyer në 55 gjuhë. Otfried Preußler është një ndër shkrimtarët më të njohur të letërsisë gjermane për fëmijë.