I ri 366 rrefenja per te ndjelle gjumin (Conarium) Shiko më të madhe

366 rrefenja per te ndjelle gjumin (Conarium)

Besnik Mustafaj A-007494

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Besnik Mustafaj vjen me nje roman te ri per lexuesit ne vigjilje te panairit te pervitshem te librit, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Toena

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928348500

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Të gjithë të pranishmit kishin mbajtur frymën, me sytë të ngulur nën barkun e maces Leta, në pritje të zbulojnë fundin e furrikut. Macja Leta ndjeu papritur një pickim ankthi. Ajo e dinte me siguri që atje kishte zogj. Por sakaq e përshkoi frika nëse ata ishin dymbëdhjetë. Por sikur ndonjëra prej vezëve, për arsye që nuk vareshin nga squka, të ishte dështuar? Nuk kishte më kohë për të humbur nëpër ngurrime. Ajo u tendos dhe kërceu jashtë furrikut. Zogjtë lëshuan një yrysh cicërimash të lumtura. Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje. Zonja Dumre bëri një hap drejt saj për ta përqafuar. Por macja Leta i ktheu shpinën. Edhe sepse nuk kishte dëshirë ta përqafonte, por edhe se donte më parë t’i shihte zogjtë, të cilët po tundnin flatrat e tyre të vogla, të mbuluara me një push të verdhë, duke u përplasur njëri me tjetrin, në një përpjekje të kotë për të dalë nga furriku. Ajo u përkul, e mori secilin në krahë, e përqafoi dhe e vuri në tokë. Ishin dymbëdhjetë. Macja Leta mori frymë e lehtësuar dhe u nis drejt daljes së pularisë. Turma u hap në të dyja anët, për t’i liruar kalimin. Kur arriti në mes të oborrit, vuri re se tufa e zogjve po e ndiqte duke cicëruar hareshëm.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe320
ISBN9789928348500
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori