Zija Çela A-008934
Libër i ri
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë e krahasueshme nga tematikat distopike me romanet e Kafkes, Oruellit ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm. Me kete roman, Zija Cela ka fituar cmimin si autori i vitit 2022 ne Panairin e 25-te te Librit te Tiranes
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354983 | |
REVIEWS
“Romani Banka e Ankesave, ashtu si shumica e romaneve të Zija Çelës, vjen si një alegori e fuqishme, ku shkrihen kontekste dhe referenca të vështira të realitetit jetësor. E këto gjithnjë të shprehura me groteskun e mbindërtuar mjeshtërisht nga autori, duke lënë te lexuesi shijen e këndshme të përjetimit artistik të një rrëfimi pavetor universal. Sipas këtij leximi, të gjithë në këtë botë jemi pjesë e një mekanizmi tragjikisht të kurdisur nga një forcë supreme, e cila nuk ndalet kurrë, duke ushtruar mbi ne vullnet sipëror, qoftë ai pushtet që na keqpërdor brutalisht, qoftë fat që na nëpërkëmb pamëshirshëm.
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë subjekt krahasimi me romane që nxisin asociacione të largëta me autorë si Kafka, Oruelli ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm.
Vepra duket sikur është shkruar për një lexim të tipit përfshirës, i tillë që të mos marrësh frymë derisa të arrish te faqja e fundit. Në këtë pikë shkrimtari Zija Çela ka një përvojë të shkëlqyer: të gjithë librat e tij të bëjnë të përfytyrosh lexuesin që ngarend i paduruar, jo për të kaluar nga një faqe në tjetrën, por për të mbajtur të pakëputur fillin e rrëfimit, për ta shuar kureshtjen me bëmat dhe fatin e personazheve, mbi të gjitha, për të kapur ritmin e frazës e cila, si gjithmonë e gdhendur me shije të hollë, vjen e zhdërvjellët dhe me plot referenca kuptimore të bartura ose të drejtpërdrejta.”
Nga Mehmet KRAJA
“Romani Banka e Ankesave, ashtu si dhe veprat e mëparshme të Zija Çelës, vjen me njetin e një furtune që do të shkundë përgjumjen e botës shqiptare, të asaj letrare, në radhë të parë. Sepse çdo shkrimtar i kësaj bote, përpara se të mendojë për marrëdhëniet e tij me botën e përditshme, i duhet të zgjidhë ca kontrata që ai vetë ka me kodet estetike.
I parë në këtë këndvështrim, duke nënkuptuar begatinë estetike, “Banka e Ankesave” është një roman shumë më tepër e më kompleks se kaq. Libri ndërtohet me logjikën e arkitekturës danteske të Ferrit: shkatërrimi infernal i qenies njerëzore nga mekanizmat shtetërore burokratike e kontrolluese, me gjithë pasojat e një procesi të tillë - mozohizimi i viktimave dhe, si kundërgoditje, degradimi i vetë aparatit diabolik që survejon.
Jemi shumë afër gjenetikisht me një ndër veprat më të njohura të Franc Kafkës, me “Koloninë Penale”. Ndërsa në letërsinë tonë, i afërmi më gjenetik i romanit të Çelës do të qe “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, njëri ndër dy librat më të famshëm të Kadaresë.
Kjo vepër e Zija Çelës ka më pak personazhe nga romanet e tjera të tij, midis të cilëve ndonjëri e kalon edhe numrin njëqind. Autori e ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’u qëndruar gjithnjë afër karaktereve, në mënyrë që t’i bëjë sa më të prekshme, duke u dhënë mish e frymë. E po kështu, gjatë leximit, ndihet se veprën e përshkon një dhembshuri autoriale më direkte, më e shpallur para lexuesit.
Romani fillon me një glob, teksa drejtor Zamarini, në ritualin e përditshëm të shtrirjes së krahëve, përfytyron se ka vetë rruzullin e Botës në duart e tij. Pastaj sërish përfundon me një glob tjetër, por këtë radhë me rruazën e pikës së lotit, me sekretin hyjnor të vuajtjes së qenies njerëzore, me globin e vërtetë jo vetëm të planetit Tokë, por të vetë Universit tonë.” Nga Rudolf MARKU
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| ISBN | 9789928354983 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Në këtë roman ka edhe një velierë. Por, si në veprat e mëparshme, Zija Çela e komandon anijen e prozës së vet për ta dërguar larg, përmes një bote sa reale aq imagjinare.
Sipas shkrimtarit Zija Çela, mund të hysh në historinë e letërsisë dhe mund të mos mbetesh në letërsi. Ky mendim interesant na kumton se letërsia e madhe ose e vërtetë është ajo që mbetet gjithmonë letërsi dhe jo histori e saj.
Romanin "Goja e Botës" është një vepër e shkëlqyer. Është një gjetje e jashtëzakonshme dhe unë jam mrekulluar jo vetëm me gjetjen, por edhe me mënyrën se si autori e ka trajtuar e shtjelluar. Vendi dhe ambienti metaforik-simbolik funksionon për mrekulli.
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Letërsia shqipe guxon të shtojë dhe një Princ të katërt, "Princin e buzëqeshjes" të Zija Çelës.
Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi.
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.
Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e...
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Është një rrëfim elegjiak.. I kushtohet tim biri, mikut tim më të madh, përkthyesit Dritan Çela që ndërroi jetë më 4 mars të vitit të shkuar. Herë tjetër, në letra, ëndrrën e kam kthyer në realitet, por është hera e parë që, sado të pëlcas, këtë realitet nuk mund ta kthej dot në ëndërr. Zija Cela
“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.
Zija Cela vjen para lexuesit me nje roman, te cilin e kishte shkruar me shume se 30 vite me pare. Shtepia Botuese Onufri e riboton romanin, i cili vleresohet se beri nje kthese ne letersise bashkekohore shqipe
Në romanin “Pilisama Selfie” shkrimtari Zija Çela ndërton një qytet gjysmë provincial, të mbushur deri në grykë me vanitete njerëzore autentike, të cilat marrin jetë nga përballja me marrëzitë dhe lajthitjet kolektive, ku gjedhja letrare parodiake plekset me prirjen tashmë të sprovuar të autorit për të përqeshur pa mbarim bashkëkohësit e vet.
E kam pasur zakon që, përgjatë viteve të jetës, ta ngre kokën herëpashere përmbi katrorin e letrave të mia dhe ta kthej vëmendjen nga kolegët, disa prej të cilëve janë të pranishëm në këtë Koncert letrar me partiturat e tyre.