I ri Lavjerresi i qytetit Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Lavjerresi i qytetit

Zija Çela A-004403

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Lavjerrësi i Qytetit” është një vazhdimësi piramidale në krijimtarinë e Zija Çelës.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277596

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ky roman është vetvetja nga fillimi deri në fund dhe, i mbushur me përditshmëri, vjen shumë bindës. Truman Kapotit, më shumë se çdo shkrimtari tjetër, i atribuohet koncepti i romanit Fictional Factional Novel.

E thënë shqip, atij tipi romani që niset nga një ngjarje e vërtetë dhe që këtë të vërtetë e kthen në trillim artistik. Duket qartë se te “Lavjerrësi” autori bën diametralisht të kundërtën, ai niset nga një trillim dhe na dërgon emocionalisht te faktikja e realitetit. Kësisoj, Zija Çela shkruan atë që në anglisht mund të thuhej Factional Fictional Novel, pra romani i trillimit të faktit të vërtetë.

Ndryshe nga librat distopianë, që zakonisht parashikojnë zymtësisht një të ardhme katastrofike, po të shprehem me paradoks, “Lavjerrësi” parashikon të sotmen, domethënë pikërisht atë që ndodh para syve të njerëzisë, por që ajo ngurron ta shohë.

Rudolf Marku

“Lavjerrësi i Qytetit” sjell një dramë me konotacion universal dhe porosi të gjithëbotshme, dramë e krijuar nga ligësitë e vanitetet njerëzore, kur e mira dhe e keqja ndërrojnë vendet, kur vesi ia zë vendin virtytit, kur e pandershmja ngrihet mbi të ndershmen, në një shoqëri ku vlerat morale këmbehen me pasionet e ulëta, duke humbur çdo masë për të identifikuar të drejtën e të vërtetën. Në këtë pikë, në ndërtimin e një realiteti imagjinar dhe metaforik, Zija Çela i ngjan një Oruelli të letërsisë shqipe.

Mehmet Kraja

 

Fragment nga libri

Kishte rënë mbrëmja kur, pasi dërgova shkrimin me postë elektronike, vajta në hotel “Sacher”, me mendjen të pija ndonjë aperitiv dhe të bëja një dorë muhabet me kolegët. Me të shkelur në holl, dëgjova një zë nga portineria, dikush ka lënë një zarf për ju, zoti Jaca. Nxora kartolinën, e kundrova një grimë dhe pashë se, me shkrim dore, kishte tekst në shpinë: “Meqë gjatë javës, në darkat që hëngrëm bashkë, nuk mora asnjë propozim prej teje, alora ja propozimi im. Por kujdes, përmbushja e tij kërkon dy PO. A më dëshiron? A je i gatshëm të vish në Itali? Duke të dhënë bekimin tim, Antonella B.” Në portineri mësova gjithashtu se disa të huaj e kishin lënë hotelin dhe ishin nisur me urgjencë për në Rinas, me shpresën që të kapnin avionët e fundit. Ia kisha numrin e celularit dhe po aty, nga holli, i dërgova Antonelës një mesazh. Pa më shkuar fare nëpër mend çfarë mund të ndodhte në të ardhmen, iu përgjigja me një PO dhe një JO. Vallë, aq naiv isha treguar sa, i marrosur pas punës, nuk e kisha pikasur dëshirimin e saj?! Mirë në restorant, sepse i mbaja sytë te pjata, po afër mesnatës në qoshe të barit, kur dritat uleshin dhe në tryezën me qirinj të kuq ne pinim sambuko, teksa muzika dëgjohej butë në sfond. Ndjeva se Antonela Boeti më kishte shpëtuar nga dora si një farfalla.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe304
ISBN9789928277596
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik