I ri Policia e kujteses Shiko më të madhe

Policia e kujteses

Yoko Ogawa BO0523

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ditën që një romanciere e re zbulon se redaktori i saj rrezikon të kapet nga Policia e Kujtesës, ajo dëshiron dëshpërimisht ta shpëtojë. Për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fshehë kujtimet e veta. Të dy ata do të përpiqen të shpëtojnë të shkuarën, objektet dhe veten.  “Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.

Më shumë detaje

1110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391445

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kapelë, fjongo, zog, trëndafil.

Për njerëzit që jetojnë në këtë ishull pa emër, gjësendi i zhdukur nuk ka më kurrfarë kuptimi. Mund të digjet në kopsht, të hidhet në lumë apo t’i dorëzohet Policisë së Kujtesës. Shumë shpejt, ishulli do të harrojë se ai pat ekzistuar. Kushedi se çfarë do të zhduket mandej...

Pjesa më e madhe e banorëve të ishullit nuk preken nga këto ndryshime, ndërsa ata pak që arrijnë të kujtojnë sendet e zhdukura jetojnë me frikë nga Policia e Kujtesës, e vendosur të mos lejojë asnjë gjurmë nga e shkuara.

PERSHTYPJE

“Ogawa është e veçantë, elegante dhe tejet shqetësuese. Unë adhuroj çdo shkrimtar që guxon të punojë në këtë territor të paqetë – këtu jemi në zgrip të së pathënës.”

- Hilary Mantel

“Më se origjinale.”

- Paul Auster

“Policia e kujtesës është një kryevepër: një “minierë” që mund të përjetohet si trillim ose alegori, paralajmëruese dhe shndritëse. Është një roman që na bën të shohim ndryshe, i shpërfaq idetë e veta pa zhurmë, duke e ditur se secili çastet kur gjërat janë të qarta, të bukura dhe vërtetë të kuptimta, në fakt është i përkohshëm. Është roman politik dhe njerëzor, i cili nuk të siguron për asgjë. Është një vepër e rrallë durimi dhe vizioni kurajoz.”

—The Guardian

 “Një fabul distopike elegante dhe e thjeshtë. Të lexosh “Policia e kujtesës” është si të ecësh mes dëborës: qetësisht e prapëseprapë me ankth, i rrëqethur nga tmerri dhe mpirja. Stili i menduar i Ogawa-s kap tjetërsimin e qenies gjallë si pjesë e ekosistemit të botës, akullnajave, gjuhëve, kafshëve dhe papritur,  e ardhmja e mundshme zhduket më shpejt sesa të mund ta perceptojë cilado mendje.”

—The New York Times Book Review

Të dhëna

ISBN9789928391445
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik