Ben Blushi PE0470
Libër i ri
Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
2 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928371621 | |
Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.
Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.
Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.
Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën.
Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.
Romani “Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, mandej me romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “Kryeministri”; esetë politike “Hëna e Shqipërisë” dhe “Letër një Socialisti”; librin me portrete “41 sekrete”. Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult” (2015) si eseist i vitit për “Hëna e Shqipërisë”, Çmimi Europian për Letërsinë (2014) për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, çmimi “Lumo Skëndo” (2022) për “41 sekrete”. Së fundi, Ben Blushi i është kushtuar artit të fotografisë| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| ISBN | 9789928371621 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Distopik & Utopik |
Një nga romanet e angazhuara më të suksesshëm, që doli në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2015, që shquhet për sarkazëm dhe fuqi goditëse shprehëse
Pas “Kandidati”, Ben Blushi vazhdon fiction-in politik. KM Kryeministri është romani më i fundit që sapo është hedhur në qarkullim nga Mapo Editions. Në këtë rrëfim vjen historia e kryeministrit që për të fituar zgjedhjet planifikoi një atentat kundër vetvetes. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021, kur një ushtar i akuzuar për bashkëpunim me...
Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë, kur ritmi dhe stresi i kohës sonë e largojnë lexuesin nga libri aq më tepër nga letërsia.
Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. "Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë", thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një "Shqipëria ç'do të bëhet" e ditëve...
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku...
Shkrimtari Ben Blushi vjen para lexuesit me romanin e dytë të tij "Otello, Arapi i Vlorës", plot një vit pas suksesit të pazakontë të librit të tij të parë "Të jetosh në ishull", i cili theu rekordet gjysmëshekullore në tregun e librit shqip me mbi 20.000 kopje të shitura në dhjetë muaj. Romani i ri i Blushit është një vepër e mirëfilltë letrare, ku...
Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit.
Romani “Jam mysliman” i Ben Blushit është një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen midis fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Ngjarjet zhvillohen në Rrugën e Kavajës, ku ...