Kazuo Ishiguro PE0178
Libër i ri
Një rrëfenjë me një thjeshtësi mashtruese do të zbulojë pak nga pak një thellësi emocionale të jashtëzakonshme: një nga veprat më të mprehta të Kazuo Ishiguros.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789994340163 | |
Rrëfimtarja e historisë, Keti, sot 31 vjeçe, gjatë fëmijërisë së saj ka jetuar në një shkollë private, një institucion pothuajse historik, të quajtur Heilsham. Në këtë shkollë, fëmijët ndiheshin të mbrojtur nga bota e jashtme dhe rriteshin të bindur se ishin të veçantë dhe se mirëqenia e tyre ishte jetësore për mbarë shoqërinë, pjesë e së cilës do të bëheshin një ditë.
Keti e ka lënë pas prej kohësh fëmijërinë e saj idilike, por kur dy nga shokët e saj të vjetër të Heilshamit shfaqen sërish, ajo lëshohet në rrjedhën e kujtimeve.
Kështu, teksa rizgjohet miqësia e saj me Ruthin, edhe simpatia e saj rinore për Tomin shndërrohet në dashuri. Kujtesa do të luajë një rol kryesor në ballafaqimet dhe peripecitë e dy të dashuruarve, të cilët do të përballen haptazi me të vërtetën dhe fatin e tyre.
Kritika
... këtu shfaqen imazhe të një bukurie të çuditshme dhe një mosrehati ekzistenciale gjithmonë në rritje, që ndikojnë mbi lexuesin edhe shumë kohë pasi e ka mbyllur librin.
- The New York Times Book Review
Kushti paraprak qendror i këtij libri është në thelb i njëjtë me atë të librit që e bëri Ishiguron të famshëm, The Remains of the Day (1989): edhe kur lumturia është përballë teje, ajo është tejet e vështirë për t'u prekur.
...
Ka zgjuarsi në mënyrën se si përmenden “çuditë” dhe zbulimi i ngadaltë i historisë së fshehur është kënaqësia kryesore e librit.
...
Ishiguro nuk shkruan si realist. Ai shkruan si një njeri që luan rolin e një realisti, dhe kjo është arsyeja kryesore e tërheqjes së veçantë që ushtrojnë librat e tij. Në fakt, ai shkruan fabula ironike dhe, nën maskën e tij elegante, i ngjan kryesisht shkrimtarëve si Kafka dhe Beckett. Prandaj dhe proza e tij është gjithmonë pak sa më specifike seç duhet. Ky realizëm duket sikur ndjek rregullat e një manuali: i saktë, tërësor, i vendosur për të mos lënë asgjë pa thënë. E megjithatë efekti është vagëllimthi absurd.
- The New Yorker
Pra, çfarë trajton vërtet “Mos më lër të shkoj”? Ka të bëjë me gërryerjen e vazhdueshme të shpresës. Ka të bëjë me ndrydhjen e asaj që dihet, që në këtë jetë njerëzit e zhgënjejnë vazhdimisht njëri-tjetrin, plaken dhe shkërmoqen. Ka të bëje me faktin që duhet të ruajmë qetësinë, megjithëse ruajtja e qetësisë nuk do të ndryshojë asgjë.
...
Teksa i afrohen zbulimit përfundimtar dhe grotesk të fatit të Ketit, Tomit dhe Ruthit, lexuesit mund ta gjejnë veten të ngarkuar me një energji të pakuptueshme dhe që nuk dinë si ta shfrytëzojnë. “Mos më lër të shkoj” të shtyn të duash të bësh seks, të drogohesh, të vraposh në maratonë, të kërcesh, gjithçka për ta bindur veten se je më i gjallë, më i vendosur, më i vetëdijshëm dhe më i rrezikshëm sesa këto personazhe.
Ky roman i jashtëzakonshëm dhe, sidomos nga fundi, i zgjuar në mënyrë të frikshme... ka të bëje me arsyet pse ne nuk shpërthejmë, pse nuk zgjohemi një ditë dhe dalim në rrugë duke dënesur, pse nuk shkelmojmë e shkatërrojmë gjithçka, duke qenë se tashmë e kemi të qartë, mizorisht, egërsisht, tërësisht të qartë, që jetët tona nuk kanë qenë çfarë mund të kishin qenë.
- The Guardian
Është pothuajse saktësisht një roman mbi njerëzimin: nga se përbëhet, çfarë do të thotë, si mund të nderohet ose të mohohet.
- The Washington Post
Para së gjithash, Ishiguro është poet. Përpikëria në vëzhgimin e shoqërisë, dialogët apo edhe ndërtimi i personazheve nuk janë qëllimi i tij. Në këtë roman, i cili të mashtron sikur është i trishtë, autori e përdor kornizën e fantashkencës për të hedhur dritë mbi jetën e zakonshme njerëzore, shpirtin njerëzor, seksualitetin njerëzor, dashurinë, krijimtarinë dhe pafajësinë e fëmijërisë.
Ai është rrënues me aftësinë e tij për të lënë të kuptohet, plot mirësjellje, se të gjithë ne jemi, në fund të fundit, veç kopje dhe imitues që sillemi teatralisht, duke ndjekur diktimin e televizionit, kinemasë, reklamave apo atyre që janë më të vjetër e më të mirë se ne. Dhe, akoma më e frikshme, është vetëdija që të gjithë ne jemi, deri diku, gurë shahu në lojën e dikujt tjetri, që jetët tona janë të paracaktuara.
- The Independent
| Faqe | 274 |
| ISBN | 9789994340163 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Rudi Erebara |
| Roman | Sagë&Histori |
Një tregim i thjeshtësisë mashtruese që zbulon ngadalë një thellësi emocionale të jashtëzakonshme - dhe zë vendin e vet në mesin veprave më të mira të Kazuo Ishiguro-s. Ky është një roman që lëviz, ri-imagjinon botën dhe kohën tonë përmes një historie të bezdisshme të miqësisë dhe dashurisë. Ishiguro është fitues i Nobelit për vitin 2017 dhe Booker Prize
Një rrëfim i qetë dhe i shtruar mbi mungesën e kurajës për të bërë zgjedhjet, që mund të vënë në rrezik jetën e kontrolluar dhe të planifikuar, për ne, nga të tjerë.
“Gjiganti i fjetur” është një roman-fantazi i shkrimtarit Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Nobel në 2017. Ky është një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe në atë të vendeve e popujve.
“Artist i botës fluturake” na vë përpara dilemave morale të artistëve në një botë që është përherë në ndryshim e sipër.
"Dritë e zbehtë mbi kodra" (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist '4 Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifted Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse rnund të arrish të krijosh një lloj intimiteti, "Dritë e zbehtë mbi kodra", një roman delikat, ironik dhe eliptik, që më shumë...
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
In Nocturnes, Kazuo Ishiguro explores the ideas of love, music and the passing of time. From the piazzas of Italy to the ‘hush-hush floor’ of an exclusive Hollywood hotel, the characters we encounter range from young dreamers to cafe musicians to faded stars, all of them at some moment of reckoning.
Ryder, a renowned pianist, arrives in a Central European city he cannot identify for a concert he cannot remember agreeing to give. But then as he traverses a landscape by turns eerie and comical - and always strangely malleable, as a dream might be - he comes steadily to realise he is facing the most crucial performance of his life.
Kazuo Ishiguro's highly acclaimed debut, first published in 1982, tells the story of Etsuko, a Japanese woman now living alone in England, dwelling on the recent suicide of her daughter.