Gjaku i dallendyshes Shiko më të madhe

Gjaku i dallendyshes

Zija Çela A-007351

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Zija Cela vjen para lexuesit me nje roman, te cilin e kishte shkruar me shume se 30 vite me pare. Shtepia Botuese Onufri e riboton romanin, i cili vleresohet se beri nje kthese ne letersise bashkekohore shqipe

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928313768

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Në fund të viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e shkrimtarëve shqiptarë përfshihen nga dilemat e kthesës së madhe, Zija Çelën e gjejmë ta ketë shpallur tashmë programin e tij letrar. Atë nuk e huton tranzicioni i rrëmujshëm. I çliruar nga shtrëngesat e realizmit socialist, ai do të realizojë ciklin e parë të romaneve të rëndësishme ("Gjaku i dallëndyshes", "Gjysma e Xhokondës" dhe "Banketi i hijeve"), me të cilat do të bëhet model i frymës së re në prozën shqipe.
-Mehmet Kraja
Te "Gjaku i dallëndyshes" është ndërtuar një kronikë shqiptare me një lojë të jashtëzakonshme të krimit dhe misterit, të krenarisë, sedrës, psikologjisë së shqiptarit, e thurur me mjeshtërinë e prozatorit të racës, i cili di të krijojë pamje dhe të ndërtojë personazhe, çfarë pak e ndeshim në prozën shqiptare në përgjithësi. Dasma dhe krimi, aq të afërta me njëra-tjetrën dhe aq të fisit me legjendat shqiptare, përsëri më gjerë se kaq, me përshkrime të jashtëzakonshme të personazheve, tipa të veçantë dhe krejtësisht joshabllonikë.
-Eqrem BASHA

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe574
ISBN9789928313768
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë