Netet e veshtira Shiko më të madhe

Netet e veshtira

Dino Buzzati BOG0064

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër "Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061492

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këto histori të shkurtëra, herë herë me tingëllima vetjake, që na vendosin përballë botës së shkuar, fallse dhe prozaike, lexohen shpejt dhe na japin çelësin për të zbërthyer ankthin e pritjes dhe frikës nga vdekja, dëshirave dhe dyshimeve të përditshme, duke i "çmontuar" ato nga skutat e magjisë. ... Edhe pse i botuar tridhjetëepesë vite më parë, "Netët e vështira", lexohen edhe sot me të njëjtin emocion. Tregimet me strukturë absurde, metafizike, alegorike, shpesh shoqërohen me gjendje magjike dhe të hidhur. Tekstet i tij janë thellësisht realistë, magjikë dhe argumentues. Fabulat ndërthuren me kohëzgjatjen e tregimit dhe përshkohen nga detaje filigrane të situatave fizike dhe depërtojnë në psikologjinë e karaktereve. Dino Buzzati është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Italisë së shekullit të njëzetë. Me tregimet dhe romanet ai e mundësoi lexuesin që të takohet me shpirtrat dhe të komunikojë me to për një periudhë të gjatë kohe. Koment mbi librin "Dino Buzzati na propozon një realitet apokaliptik, me shumë enigma dhe labirinte në kërkim të dinjitetit të munguar, rrethuar me mister dhe dashuri njëkohësisht. Proza e Buzzatit lexohet me të njëj-tat emocione si romanet e Gogolit, Bulgakovit, Kafkës, Kamysë e Borgesit." Corriere Della Sera Mbi autorin Dino Buzzati, shkrimtar, poet, piktor, gazetar, u lind më 16 tetor 1906 në Beluno, në San Pelegrino. Shkollën e mesme e mbaroi për muzikë, ndërsa studimet universitare i ndoqi në fakultetin Juridik në Milano. Mbas mbarimit të studimeve në vitin 1928, u punësua, pranë gazetës Corriere della Sera ku punoi deri në ditët e fundit të jetës. Shpallet fitues i çmimit "Strega" në Panairin letrar, në 20 korrik 1958. Në maj 1967 ekspozon pikturat në galerinë "Gian Ferrari" në Milano. Në 8 dhjetor 1967 martohet në famullinë e San Gottardos, në Korte, me Almerina Antoniacin. Në vitin 1970 u nderua me çmimin e gaze-tarisë "Mario Massai" për komentet e zbri-tjes së njeriut të parë në hënë. Në shtator 1970 çel ekspozitën në Venecia, në galerinë "Il Naviglio". Shtator 1971 - Dorëzon për botim te Monda- dori përmbledhjen e fundit me tregime "Netët e vështira". 8 dhjetor 1971 - Boton elzevirin e fundit, "Pemët", në "Corriere della Sera". Në të njëj-tën ditë shtrohet në klinikën "La Madonnina" të Milanos. 1972, 28 janar, vdes klinikën "La Madonnina" në orën 4:20, mbasdite

Të dhëna

Faqe384
ISBN9789928061492
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEris Rusi