Lu Xun A-000349
Libër i ri
Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
530 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292438 | |
Duke u endur është përmbledhja e dytë e tregimeve të Lu Xunit, pas vëllimit Thirrje nën armë (botuar nga DITURIA, 2019). Vëllimi u botua në fund të vitit 1925 dhe përfshin 11 tregime të shkruara midis viteve 1924 dhe 1925. Lu Xuni i pasqyroi pikëpamjet e tij për realitetin në këto tregime në një mënyrë që, aso kohe, ishte një risi për letërsinë kineze, duke ndihmuar lexuesit të shqyrtojnë mundësi të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të realitetit përreth.
Disa tregime merren me mënyrën e jetesës së intelektualëve (p.sh. Në tavernë, Keqardhje për të shkuarën), të tjerë janë komente për zakonet dhe institucionet tradicionale etj. Fati i grave fshatare është gjithashtu një temë e pëlqyer nga Lu Xuni. Portreti i znj. Hsiang-lin në Flijimi i Vitit të Ri është një aktakuzë e fuqishme ndaj kodit etik feudal.
Divorci, një nga tregimet e fundit të Lu Xunit, zbulon, shumë thellësisht, situatën në zonat rurale pas Revolucionit të 1911 duke treguar se fati i grave fshatare nuk kishte ndryshuar fare.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 188 |
| ISBN | 9789928292438 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kujtim Ymeri |