Vepra e plote Shiko më të madhe

Vepra e plote

Georg Buchner BD0474

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789995684037

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit. Individi është vetëm shkumë përmbi dallgë, madhështia është thjesht rastësi, sundimi i gjeniut lojë kukullash, një luftë qesharake kundër një ligji të hekurt, më e larta gjë është ta njohësh atë, më e pamundura ta sundosh... Duhet: ja një nga fjalët më të mallkuara me të cilat e pagëzojnë njeriun... Ç'është ajo gjë brenda nesh që gënjen, vret, vjedh? Mbi autorin Georg Büchner (1813 1837) lindi në familjen e një mjeku. Qysh gjatë periudhës së studimit të mjekësisë dhe filozofisë i kushtohet krijimtarisë letrare, sidomos dramës. I frymëuar nga përmbysjet shoqërore në Francë, ku studion për një periudhë në Strasburg, përpiqet të ngrejë në këmbë bashkëkombasit gjermanë me Shoqatën për të drejtat e njeriut dhe pamflete politike kundër një regjimi parazitar gjysmë feudal. Pasi vihet në hetim nga autoritetet, arratiset në Francë, më pas kalon si lektor në universitetin e Zyrihut, ku vdes pas një sëmundjeje në moshën 23 vjeçare. Me dramate tij, sidomos "Vdekja e Dantonit" dhe "Vojcek" si dhe me tregimin "Lenci", Büchner është një shekull para kohës së tij, ai paralajmëron epokën e modernes me trajtimin e thellë psikologjik, gati të pamëshirshëm të karaktereve dhe vërtetësinë e rrethanave që kthjellon.

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789995684037
Viti i Botimit2010
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Klosi