Politika dhe pasioni Shiko më të madhe

Politika dhe pasioni

Michael Walzer BD0250

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Liberalizmi është egalitar në parim, por pse nuk bën më shumë që ta promovojë këtë barazi në praktikë? Në këtë libër me interes të lartë për akademikë, studentë të shkencave politike, historisë, sociologjisë dhe për çdo lexuesi që ushqen interes për organizimin e shtetit dhe shoqërisë, filozofi dhe teoricieni i shquar politik, Michael Walzer, kritikon teorinë liberale dhe tregon se në evolucionin e mendimit liberal bashkëkohor janë pasqyruar edhe ngjarjet më të rëndësishme.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302130

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në versionet standarde të teorisë liberale, individë të pavarur gjykojnë se çfarë duhet bërë, por ndërkaq qytetarët organizohen, mobilizohen, arrijnë marrëveshje dhe lobojnë. Duke radhitur çështje të tilla shumë të diskutueshme, si multikulturalizmi, pluralizmi, ndryshimet, shoqëria civile dhe drejtësia raciale e gjinore, Walzer-i sugjeron mënyrat se si teoria liberale mund të rishikohet për ta sjellë atë më pranë kërkesave të barazisë. Duke kombinuar dijet e thella me njohuritë praktike, Michael Walzer bën një rivlerësim të doktrinave thelbësore të mendimit liberal. Politika dhe pasioni duhet të lexohet nga çdo njeri që është i interesuar për drejtësi sociale dhe për mënyrat nëpërmjet të cilave kërkojmë ta realizojmë këtë.

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789994302130
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMerita Kociu (Pino)