Sfida teorike te historiografise letrare Shiko më të madhe

Sfida teorike te historiografise letrare

Floresha Dado BGJ0646

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Permes nje analize te detajuar dhe kendveshtrimi origjinal, Akademike Floresha Dado ngre shqetesime te natyres shkencore mbi historine e letersise shqipe, pare nga perspektiva e studimeve te dy dekadave te fundit.  Ky liber eshte nje ftese per debat ne mjedisin e studiuesve

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928000354

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Duke u marrë me vlerësimin retrospektiv të traditës së historiografisë letrare studiuesja vjen te një prej çështjeve më të ndërlikuara të hartimit të një historie të re të letërsisë: te parimet shkencore që duhet dhe mund të ndiqen në zgjidhjen e kësaj detyre. Vetë natyra e ndërlikuar e procesit letrar të zhvilluar në botën shqiptare e bën të vështirë ndjekjen e një parimi përjashtimor në të gjitha periudhat dhe thuajse të pamundshëm ndarjen prej periodizimit të përgjithshëm të historisë së vendit. Letërsi qëllimore në pjesën më të madhe të jetës së saj, forma dhe letrarësia si objekt do të ishin të pamjaftueshme dhe kufizuese për një histori të re letërsie. E ndarë në ishuj në pikëpamje të përftimit, madje dhe të komunikimit të këtyre ishujve me njëri-tjetrin deri në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, shpesh një ligjërim i ndërmjetëm midis atij letrar dhe gojor, teoritë moderne të receptimit dhe rireceptimit do ta gjymtonin pamjen e përgjithshme të traditës letrare. E zhvilluar në formë të plotë si drejtime letrare vetëm gjatë shekullit të romantizmit dhe shekullit të realizmit, përgjithësimi i parimit të drejtimit do të linte jashtë historisë së letërsisë shqipe epoka letrare të rendit parësor. E pandashme në pjesën më të madhe të saj prej gjuhës, funksioneve joletrare, gjedheve dhe kodeve poetike të ardhura së jashtmi prej sistemesh letrare të tjerë, synimeve politike, morale dhe ideologjike; polifunksionale në periudha të gjata; ndarja e asaj që përbën letërsi të mirëfilltë prej të ngjashmes me të dhe dukurisë ndërkulturore më gjerësisht gjithashtu do të varfëronte pamjen e trashëgimit letrar shqiptar edhe pa të jo aq të pasur. Pretendimi për të gjetur te çdo zhvillim apo personalitet krijues jehonën e një zhvillimi të mëhershëm europian; zelli për të rritur vlerën e tyre me anë të termit; gjithashtu do ta varfëronin studimin e historisë së letërsisë. Papërkryerja e shkollës, papërcaktueshmëria e rrjedhës, shpërpjesëtimet tematike dhe gjinore, rendi i çrregullt në ardhjen e një mode apo moderniteti letrar gjithashtu përmbajnë rrezik kufizues në njohje dhe vlerësim. Të gjitha këto argumente e çojnë studiuesen në përfundimin se një histori e re e letërsisë shqipe është e mundshme, është e nevojshme, është detyrë urgjente dhe jo një çështje forumesh, që mund të kryhet duke gjetur për çdo zhvillim kriterin shkencor që mundëson leximin maksimal të vlerës.

Shaban Sinani

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe346
ISBN9789928000354
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim