I ri Thellesite e struktures në prozen e Mira Meksit Shiko më të madhe

Thellesite e struktures në prozen e Mira Meksit

Floresha Dado BO1993

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ndjeshmëria artistike e Mira Meksit, fantazia dhe imagjinata krijuese, befasitë fjalëformuese, vizioni i përqasjeve të historisë me të tashmen, horizonti kulturor, etj., janë tipare që shfaqen e rishfapen në krijimin e ri të radhës, duke zgjeruar pa ndërprerje botën artistike që krijon.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928861108

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Ndjeshmëria artistike e Mira Meksit, fantazia dhe imagjinata krijuese, befasitë fjalëformuese, vizioni i përqasjeve të historisë me të tashmen, horizonti kulturor, etj., janë tipare që shfaqen e rishfapen në krijimin e ri të radhës, duke zgjeruar pa ndërprerje botën artistike që krijon. Ndonëse, në një kuptim, figurat e veprave të saj i përkasin një realiteti kohor-hapësinor konkret, distanca midis këtij realiteti dhe vizionit të saj mbetet e befasishme, universale. Prandaj, synimi themelor në kontaktin me korpusin letrar të kësaj prozatoreje  është kuptimi i kuptimit, depërtimi në strukturën e brendshme filozofike. Proza e saj përcjell përjetime dhe reflektime ekzistenciale, që kanë të bëjnë me aspekte themelore të qënies njerëzore, që nga dashuria, vdekja, jeta, hyjnorja si pjesë organike e ëndrrës, ekzistencës dhe triumfit njerëzor, liria e ndjenjës,  kujtesa, filozofia e kthesës njerëzore përballë përmbysjes që ka ndodhur në botën shpirtërore të njerëzimit, ringjallja e besimit të shenjtë, etj…Brenda autores jetojnë ndjesi me përmbajtje individuale dhe ndërnjerëzore, aq sa, ndoshta edhe ajo vetë nuk e kupton se sa të fuqishme e ka intuitën, refleksin ndjenjësor, dridhjet e shpirtit ndaj problemeve të ekzistencës së njeriut. Në një kuptim veprat tregojnë se ajo është vetë pjesë e fantazive të krijuara…”"

Të dhëna

Faqe264
ISBN9789928861108
Viti i Botimit1 dhjetor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri