Konkuista e Amerikes Shiko më të madhe

Konkuista e Amerikes

Tzvetan Todorov BPS0008

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
ISBN9789928185075

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njeriu ka nevojë të komunikojë sa me botën, aq edhe me njerëzit. Takimi i Montezumës me Cortès - in, i indianëve me spanjollët, pikësëpari është njerëzor. Dhe s'ka asgjë për t'u çuditur nëse specialistët e komunikimit njerëzor dalin fitimtarë. Por kjo fitore, bij të së cilës ne të gjithë jemi, europianë dhe amerikanë, i jep njëkohësisht një goditje të fortë aftësive tona për t'u ndier në harmoni me botën, si dhe për t'i përkitur një rendi të paracaktuar. Ajo ka për rrjedhojë ndrydhjen e thellë të komunikimit të njeriut me botën dhe krijimin e iluzionit se çdo komunikim është komunikim ndërnjerëzor. Heshtja e zotave peshon sa në kampin e europianëve, aq edhe në atë të indianëve. Duke fituar nga njëra anë, europiani humbte anën tjetër. Imponimi i sundimit të tij mbi të gjithë globin me anën e epërsisë, bëri që ai të shkallmonte brenda vetes aftësinë e integrimit të tij me botën. Gjatë shekujve që do të pasojnë, europiani do të ëndërrojë për të egrin e mirë. Por i egri ka vdekur ose është asimiluar, dhe kjo ëndërr është e destinuar të mbetet shterpë. Fitorja ishte tashmë e mbarsur me disfatën.

Të dhëna

Faqe327
ISBN9789928185075
Viti i Botimit2015
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPrimo Shllaku