Cmim i reduktuar! Pushime verore me Nikolasin e vogël Shiko më të madhe

Pushime verore me Nikolasin e vogel

René Goscinny, Jean- Jacques Sempé MEP0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. “Nikolasi i vogël” është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit.

Më shumë detaje

599 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

1.“Nikolasi i vogël” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé 

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë me 14 libra të ilustruar. Ky është libri i parë i serisë. Tregimet janë shkruar me gjuhë fëminore, ashtu siç Nikolasi e sheh dhe e përjeton botën që e rrethon. Humori vjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në të njëjtën kohë, edhe të rriturit i keqkuptojnë sjelljet e tij dhe të shokëve.

Historitë janë tejet zbavitëse dhe zhvillohen një botë fëmijësh që të gjithë e ëndërrojnë. Fëmijët gjejnë vetveten tek Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet veta të fëmijërisë. Nikolasi rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situata komike te jashtëzakonshme.

2. “Nikolasi i vogël – Zbavitjet në pushimin e madh” nga René Goscinny, Jean- Jacques Sempé

Te ky libër do të gjesh përsëri Alcestin, i cili mund të hajë të gjithçka dhe të mos sëmuret kurrë; Xhefrin, babai i të cilit është shumë i pasur dhe ai blen lodra dhe Xhefri nganjëherë i jep ato shokëve të tij për të përfunduar thyerjen e tyre; Edin, i cili është shumë i fortë dhe ndonjëherë të grushton; Rufusin, i cili ka një bilbil dhe babai i tij është një oficer policie; Maksin, i cili vrapon shumë shpejt; Xhoin, të cilit nuk i pëlqen t’ua japë gjërat shokëve; Anjanin që mëson shumë... e të gjitha këto zhvillohen në klasë, në oborrin e shkollës, te sheshi, në shtëpi ... me mësuesen, kujdestarin, drejtorin, mamin, babin, gjyshen... Personazhet e këtij libri i gjen dhe në klasën tënde! Një libër me shumë humor. Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit.

 

Të dhëna

Viti i Botimit2017