Cmim i reduktuar! Vitet e Pafajesise Shiko më të madhe

Vitet e Pafajesise

Elizabeth Jane Howard BLV0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216441

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një botë tjetër, një kohë tjetër... Është koha e Kazaletëve, kur gjithçka ndodh me rituale precize, ku shërbyesit e shërbejnë çajin në shtrat në mëngjes, por për të darkuar në shtëpi duhet të vishesh me fustan mbrëmjeje... Mirëpo jashtë kuadrit të familjes Kazalet, bota është në prag të një krize epokale. Lufta është vetëm një hap larg Londrës. Teksa Kazaletët përgatiten të kalojnë një verë të qetë në pronën e familjes së Saseks, lexuesi njihet me:

Eduardin - i dashuruar, por jo besnik ndaj bashkëshortes së tij, Vilit; Hjunë - i plagosur në Luftën e Madhe, bashkëshort i përkushtuar;

Rupertin - i cili e adhuron trupin, por jo domosdoshmërisht mendjen e gruas së tij Zoit, e cila është shumë më e re sesa ai; dhe Rejçëllin, motrën lëneshë të tre vëllezërve, e cila mban një lidhje të fshehtë dashurie nën çatinë e familjes...

Një parabolë për dhembjen e humbjes së pafajësisë, për të kaluar më pas në botën e mashtrimit të madh. Një prozë që na kujton stilin e pagabueshëm të Tomas Manit dhe Virxhinia Ullfit

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe440
ISBN9789928216441
Titulli origjinalThe Light Years
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEtleva Kondi
RomanRomancë&Pasion