Migjen Kelmendi A-008839
Libër i ri
Migjen Kelmendi vjen para lexuesit me nje roman te ri, i shkruar ne dialektin geg, si nje sprove per te deshmuar se standardi nuk e rrok fuqine e dialektit per te rrefyer gjendje, ndjesi dhe bote te sterholluara shpirterore dhe mendore. Ky roman eshte hedhur ne qarkullim nga UET Press
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | UET Press | |
| ISBN | 9789928388056 | |
Fragment
Grahja e biçikletës Sofijen a thue se e transformojke, e çelke diqysh, e këndellke, e mbushke me jetë. Ulja në shalë, puhitja e flokëve, tallazitja e fustanit, ajri i ftohtë, që e ndien në gjoks, që e ndien mes kambëve të vala, e gëzojke, e mbushke me dofarë ndjesish turbulluese, me do drithma, u pushtojke me emocione blasfemike, eterike, kozmogonike sa dojke me dalë prej fustani, prej likure, dojke me u shndërrue në nji vulvë të habin e të paktë të kthyeme p’ej koznosim për me e pritun farën e nji qytetnimi të ri, që henëz ka me lindë, farën e nji Zoti t’ri, që ka me i ba gjindën ma të lumtun, ma të dashtun, ma emotivë, ku vajzat kanë me qenë të lira në dashni, kanë me qenë të lira në martesë dhe ku kanë me mujt me i grahë biçikletace tanë ditën, nis e sos.
| Faqe | 202 |
| ISBN | 9789928388056 |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Sagë&Histori |
Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.