Perse te lexohen klasiket Shiko më të madhe

Perse te lexohen klasiket

Italo Calvino A-007649

Libër i ri

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Aleph
ISBN9789928411506

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga autori:

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është matter of fact, understatement, dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.

E dua Çehovin sepse nuk shkon më larg sesa shkon. E dua Konradin sepse lundron në humnerë e nuk na fundos. E dua Tolstoin, sepse nganjëherë më duket se jam gati për t'ia kuptuar sekretin e në të vërtetë asgjë. E dua Manzonin, sepse deri pak më parë e urreja. E dua Çestertonin sepse dinte të ishte Volteri katolik e unë doja të isha Çestertoni komunit.

E dua Floberin sepse pas tij nuk mund të mendosh të bësh si ai. E da Poen e Brumbullit të artë. E dua Tueinin e Hakëlberi Finit. E dua Kiplingun e Librit të Xhunglës. E dua Nievon sepse e kam lexuar shumë herë e jam zbavitur si herën e parë. E dua Xhejn Ostin sepse nuk e lexoj kurrë, por jam i lumtur që ekziston. E dua Gogolin pasi deformon me dlirësi, ligësi e masë. E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë.

E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur. E dua Radiguenë sepse rinia nuk kthehet më. E dua Svevon, sepse duhet edhe të plakemi. E dua...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe300
ISBN9789928411506
Titulli origjinalPerché leggere i classici
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiViola Adhami