I ri Femijet e muzgut Shiko më të madhe

Femijet e muzgut

Ana Kordzaia - Samadashvili A-006386

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri rrëfen vetminë e tyre ekzistenciale dhe frikën për të mos gjetur kurrë lumturinë e mirëfilltë.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292827

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky roman origjinal i shkruar nga Ana Kordzaia-Samadashvili kalon nga skenat prozaike të marra nga jeta e përditshme në një rrëfim poetik, që ngre lart e hyjnizon vlerat e një miqësie të pakushtëzuar.

Midis protagonistëve, në moshë të mesme, gjejmë; Martën, delen e zezë të familjes, të braktisur fillimisht nga e ëma dhe, disa vjet më vonë, nga gjyshja e saj;

Nikon, një burrë që ruan shpirtin e fëmijës dhe që, pasi e ka braktisur vendin për të ndjekur ëndrrat fëmijërore, dështon dhe gjendet në situata pa rrugëdalje, të vështira, për bukën e gojës, larg shtëpisë;

Tamarën, që, megjithëse e di se sharmi i saj është zhdukur prej kohësh, ende ka një dëshirë të vogël për një dashuri të madhe.

Të gjithë ata, të vendosur të mos heqin dorë nga shpresat e përhershme, përpiqen të harrojnë hidhërimin duke ndjekur një stil jetese bohem, në kërkim të përhershëm të lumturisë dhe argëtimit, gjë që as alkooli nuk mund t'ua sigurojë. Dhe, në fund të fundit, të gjithë janë të palumtur.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe116
ISBN9789928292827
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMariana Ymeri
RomanPsikologjik