Ca pika shiu ranë mbi qelq Shiko më të madhe

Ca pika shiu rane mbi qelq

Ismail Kadare BO0130

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ca pika shiu ranë mbi qelq është titulli i një libri me përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992753528

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Ca pika shiu ranë mbi qelq" është përmbledhje poetike e poezive më të zgjedhura të shkrimtarit Ismail Kadare. Tek lexon këto lirika me subjekt dashurie, bindesh më vonë se ke hapur një fletë tronditëse nga historia njerëzore, ashtu depërton në çështje më se qeniesore të ekzistencës së një populli. Kadarenë e tmerron kufizimi i lirisë. (Ri)lexojeni poezinë "Mall" dhe ndaluni te thënia e Heraklitit: "Të zgjuarit janë bashkë me botën/ Kurse të fjeturit janë veç".

Thënie kjo e njohur, e që Kadare ia gjen vendin diku në strofën e tretë të poezisë së lartpërmendur. Nuk ju zgjon kjo asociacione me mbylljen tonë një gjysmëshekulli, se vërtet tepër gjatë ishim në gjumë, as veten nuk e njihnim se na mungonte kuraja? Shikimi ynë thyhej aty te muri.

Është e besueshme kur poeti u drejtohet brezave të ardhshëm: se shumë fjalë do t'i ketë zhdukur jeta... (Epilogu i brezave që vijnë), apo shfajësimit ndaj një qytetërimi që deri dje e kishim sharë: Ne pjellë e saj, robër të saj, mbretër të saj të rremë... (Krishtlindjet në Neë York, 1997). E, ky udhëtim imagjinativ i Kadaresë me harkun kohor prej katërdhjetë vjetësh (1957-1997), me gjithsej 40 poezi, nxit të bësh pyetjen: dolëm nga ajo fushë e errët apo mbi "varrezë bubullimash" do të endemi si të përhëntë?

Të dhëna

Faqe112
ISBN9789992753528
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim